AK-ja ka caktuar 7 prillin si ditën për provën e forcës së vet

Aleanca kuqezi është duke krijuar pritmëri të mëdha lidhur me datën 7 prill, gjë që mund ta penalizojë vetë atë, Më 7 prill – thotë Spahiu – shqiptarët do të largojnë Berishën nga pushteti, në mënyrë që zgjedhjet të bëhen pa të. Mbetet krejt e paqartë se si Spahiu don ta bëjë këtë, por ai po i mëshon fort kësaj ideje. Edhe në Kuvendin e djeshëm të Aleancës, ai iu kthye këtij leitmotivi, dhe tha:
“Tirana nuk mund ta mbajë në kurriz turpin për të votuar për 30 vite me radhë një kriminel e vrasës që qeveris me duar të gjakosura në krye të perandorisë mafioze, si shtetasi Berisha. Tirana do ta shporrë njeriun që mbolli urrejtjen dhe ndau kombin në toskë e gegë, në jug e veri, në kuq e blu.”
Dhe këtu ishte hera për të thënë se “njerëz të tillë nuk largohen me vota nga pushteti”. Prandaj “7 prilli është dita që do sjellë pranverën shqiptare; mëngjesi i 7 prillit do të jetë një fllad kuqezi”.
Kuptohet, 7 prilli është zgjedhur për ngarkesën historike që bart.
Re.Pu.
Comments
po arritet te ndiqni serbin
<p>po arritet te ndiqni serbin nga tirana ,i keni fituar zgjedhjet</p>
Add new comment