Të luftosh me trup në Parlament

Postuar në 22 Mars, 2013 09:04

Nuk është e pazakonshme për deputetët ukrainas të dalin nga ndërtesa e parlamentit me kostume të grisura dhe me fytyra të gjakosura. Fotot dhe filmimet me deputetë duke rënë dhe duke u ngritur mbi njëri tjetrin, bëjnë shpesh xhiron e botës.

Pas miratimit të një marrëveshjeje të kontestuar shumë nga opozita, që të  lejohet marina ruse të zgjasë qëndrimin e saj në Ukrainë deri në 2042, Volodymr Lytvyn, kryetar i parlamentit, mundi ta mbarojë fjalën e vet vetëm i mbrojtur nga dy ombrella, ndërsa deputetët e zemëruar hidhnin vezë në kokën e tij. Pervec vezëve edhe një bombë tymi shpërtheu në një kënd të parlamentit, Lytvyn vazhdonte të lexonte, ndërkohë, më larg foltores, deputetët mund të shiheshin duke u grushtuar me njëri tjetrin.

Një nga grushtimet më të dhunshme ishte edhe ai 24 majit 2012, në mes të një debati mbi një projekt-ligj që rekomandonte t'i jepej gjuhës ruse i njëjti status si asaj ukrainase, në 13 nga 27 rajonet e Ukrainës. Zënka u bë mes partisë së presidentit të Ukrainës Viktor Yanukovychi - e cila është e njohur në Ukrainë si parti pro-ruse, dhe deputetëve pro-perëndimorë.

Rrahjet me grushte shpërthyen edhe për shkak të praktikës shumë të diskutueshme të votimit në vend të deputetëve që mungonin. Boksieri Vitali Klitschko, tashmë deputet i gjatë 2 metra, vendosi të përfitojë nga pamja dhe profesioni i tij i mëparshëm dhe bllokoi podiumin e parlamentit, për 2 javë të tëra. Anëtarët e opozitës kërkonin një ndalesë për praktikën e njohur si "votimi piano", (ku deputetët shtypin butonat për kolegët e tyre që mungojnë gjatë votimeve në parlament). Ligjvënësit nga partia e presidentit Viktor Yanukovych vendosën ta marrin podiumin me forcë. Gjatë përleshjes 6 deputetë u lënduan, pesë prej të cilëve kaluan natën në spital. Kryeparlamentari Lytvyn, më vonë tregoi në media zinxhirë dhe shufra hekuri, dhe tha se disa deputetë i kishin futur ato në ndërtesë dhe i kishin përdorë si armë. Por Klitschko dhe deputetët e tij nuk hoqën dorë lehtë, duke kaluar ditë dhe netë në podiumin e parlamentit. Ikën prej aty vetëm pasi u arrit kompromisi dhe deputetët votuan mbi një projekt-ligj që kërkon që ata të jenë aty kur votohet. REL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.