Delijorgji për telefonatat me Shkëlzen Berishën: nuk është e ndaluar të flasësh në telefon

Postuar në 23 Mars, 2013 07:31

 

Dy ditë pas daljes nga burgu., Delijorgji flet për Shqiptarja.com. më saktë, nuk flet. Pyetja më e rëndësishme për publikun është ajo e numrit të lartë të telefonatave të bëra me Shkëlzen Berishën menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit. Delijorgji përgjigjet: “Tani, çdo njeri, nuk është e ndaluar të flasësh në telefon…”

 “Po edhe po të kesh, ç’të keqe ka? Unë isha biznesmen shumë i rregullt, me kompanitë që kisha shtetit shqiptar i kam paguar mbi 60 milionë euro taksa. Çdolloj pune që kam bërë e kam bërë brenda ligjeve dhe rregullave…” Më tej, mosthënia e asgjëje vazhdon:  “Ti thua në këtë moment që kam folur. Unë them se nuk kam folur. Ti thua se janë tabulatet. Dhe kaq. Tani në Shqipëri, a më kupton, do vesh për të marrë, normal që interesohesh se kush janë njerëzit brenda ligjit. Apo mund të më thuash, pse ke folur me shefin e Shtabit. Të thashë edhe më parë, as drogë nuk bëj, as prostitucion nuk bëj…Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nuk më ka dhënë asnjë punë, asnjë punë, as Edi Rama, as Ilir Meta, asnjë njeri…”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.