Eduard Selami dhe lista e të dorëzuarve, në një shkrim të M. Nanos

Në një shkrim të sotëm te Shqip, Mustafa Nano vendos të shkruajë për Eduard Selamin, shtysë që i erdhi, siç thotë, pasi e pa në tribunën e PD “të lumtur si një fëmijë” dhe pasi e dëgjoi të thotë se “fitorja e PD është fitorja e Shqipërisë.”
“Me Selamin kam menduar se kemi ndarë Idenë e një standardi moral, a koherence, në sjelljen publike, të një kuti moral në vlerësimin e atyre që kanë pretendimin, apo detyrimin, për të ndikuar në drejtimin e vendit. Dhe me zgjedhjen e bërë ai më la të kuptoj se nuk ndajmë më as këtë ide, apo më la të kuptoj se qenkam vetëgënjyer keq kur kam menduar se paskemi ndarë së bashku gjëra kaq të rëndësishme, siç është standarti etiko-moral apo koherenca politike” shkruan Nano.
Më tej Nano shprehet se nuk është i tronditur nga zgjedhja e tij, sepse, “Eduard Selami është thjesht i dorëzuari i fundit në një rradhë që me gjasë do të ketë të dorëzuar të tjerë, të paktën deri në zgjedhjet e datës 23 Qershor. Është një klimë e tërë kapitullimi, që i bën të gjithë të pyesin veten, ‘pse, budalla jam unë? Më të mençur se unë janë të tjerët?’.” Nano përmend ‘kapitullimin’ e Dash Shehit, dhe pyet se a mos është dhe Preç Zogaj i tunduar e duke pritur momentin e ridorëzimit.
k.c.
Comments
Z. Nano. Kam shumë respekt

Z. Nano. Kam shumë respekt për ty. Më duket se ke një inat personal me Berishen. Të gjithë njerëzit kanë të meta. Mendoj se gjëja më e mirë është, të bashkohesh edhe ti me Berishen, (gjithmonë më mirë se me Ramen). Ju respektoj megjithatë.

o adi , sa paguani ju , te

o adi , sa paguani ju , te vij dhe une andej nga partia e gogolit...

Nuk eshte Zogaj si keta jo!

Nuk eshte Zogaj si keta jo!

Zogaj e ka bere nje here kete

Zogaj e ka bere nje here kete gje dhe do mjaftonte nje fishkellime e Berishes qe te vraponte perseri drejt tij me bishtin nen shale

Kjo ndodh se ka marre fund

Kjo ndodh se ka marre fund nje here e mire morali ne politiken shqiptare. Nese e djathta "po denatyrohet" ne nje kenete mocalore totalisht, sikurse thote Nano, (dhe si e tille do fitoje serish, se vota eshte thjeshte pune numrash) atehere budallejte e se djathtes, edhe ata qe per nje cast grinden mes tyre, do mesojne stilin "alla Selam" dhe do ti bashkangjiten PD-se. Atehere c'u pa? E djathta, do rigrupohet me te tille "te nenshtruar" dhe me 23 qershor do fitoje serish. Ky duhet te jete nje mesim per te majten.

E paska nda mendjen e

E paska nda mendjen e Mustafai me ju bashku listes po spo dika si me ja cu nder mend hahaha

Nuk ka gje me te keqe sesa

Nuk ka gje me te keqe sesa leader-at e uritur. Urija dhe etja e nje njeriu, pertej te asaj qe mund te shuajne te ardhurat e vogla te nje taksixhiu te mjere ne Bregun Lindor, bejne edhe priftin te kerceje nga belaja. Selami dhe shume te tjere kane patur standarde etike ne kohen e tyre. Tani te uritur literalisht dhe jo figurativisht nuk kane as kohe e as mundesi te cojne neper mendje sofistikime te tilla si ndershmeria dhe burreria.

Per fat te keq ish profesori i filozofise (Selami) eshte teper pak filozof qe te mund te duroje torturat e jetes ne menyre Sokratike...

Add new comment