Peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke (firmos dhe Kadare)

Postuar në 27 Mars, 2013 14:53

Drejtuar: Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Qeverisë së Republikës së Kosovës
Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës

Për dijeni: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Kohëve të fundit në Kosovë, është hapur debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multishkencore.
Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës.
Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme. Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare
Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Europës.
Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.
Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i.
Më të tillë shembuj është e mbushur historia e Europës dhe mbi këto premisa duhet të shkruhet edhe historia jonë. Pikërisht këtë paqe, që bazohet në të vërtetën historike, duhet ta synojmë edhe ne, që populli shqiptar dhe ai turk si popuj liridashës dhe paqësor, të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të miqësisë dhe të bashkëpunimit reciprok.
Pikësynimi i historisë, gjithmonë duhet të jetë e vërteta dhe vendosja e së vërtetës historike në kontekstin e duhur e në përkim me parimet metodologjike që ka shkenca e historisë.
Kërkesa për ndryshimin e historisë s’ka ardhur si rezultat i shtytjeve shkencore, zbulimeve dhe fakteve të reja dhe as i nevojës së interpretimeve të reja të mirëfillta shkencore, por si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore.
E gjithë historia jonë, e shkruar nga shqiptarë dhe të huaj, dëshmon të kundërtën e asaj që ofron komisioni i ministrisë dhe ekspertëve turq për historinë tonë, sipas të cilëve periudha e pushtimit osman s’kishte dhunë, s’kishte shtypje dhe s’kishte gjenocid.
Pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe përgjatë asaj periudhe të gjatë, ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë.
Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre.

Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë

Për fat, ndryshe ndodhi me shqiptarët jashtë kufijve të Perandorisë osmane dhe arbëreshët e Italisë që prej fundit të shekullit XVI arritën t'i çelnin në diasporë shkollat e para dhe vatrat e tyre të rëndësishme arsimore, që u bënte promotorë të të Rilindjes sonë kulturore dhe të identitetit kombëtar shqiptar.
Ndryshimet e historisë, që synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare.
Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshëm për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar.
Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”. (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën.)
Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë.

Këtë peticion, sipas rendit alfabetik, e kanë firmosur këta:

Ardian Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Rome, Itali)
Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)

Akil Koci (Kompozitor, muzikolog)
Adem Gashi (shkrimtar)
Agron Tufa (shkrimtar, Universitetit i Tiranës)
Artan Shkreli (arkitekt)

Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Anton Gojcaj (shkrimtar)

Arian Krasniqi (dramaturg)
Aleksandër Çipa (kryetar i Unionit të Gazetareve, poet, publicist)

Agreta Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Antonio Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)

Aida Dismondy (poete)
Ardian Haxhaj (shkrimtar)

Afrim Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)
Arbana. F. Xharra (publiciste, gazetare)

Avni Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)
Albert P. Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)

Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranes)

Angjelin Shtjefni (Universiteti i Tiranës)
Arlind Dobërdolani (student)
Anila Malile (diplomate)
Adnan Mustafa (farmacist)
Alfred Duka, avokat)

Alda Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)
Asllan Muharremi (përkthyes)
Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist)
Brunilda Ternova ( gazetare, përkthyese)
Bujar Kapllani (skulptor)
Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)
Bardhyl Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)
Bardh Frangu (shkrimtar, publicist)
Behar Gjoka (shkrimtar, studiues),
Bardhyl Londo (poet, Mjeshtër i Madh)
Blerina Suta (kritike e letërsisë, Universiteti Aleksander Xhuvani)
Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)
Daut Demaku (shkrimtar)
Dorian Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)
Durim Çaça (poet)
Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)

Elida Buçpapaj (poete, publiciste)
Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)
Entela Kasi (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)

Erion Hasanbelliu (inxhinier elektrik)

Franco Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)
Femi Cakolli (kritik letrar)
Flutura Açka (shkrimtare)

Flaka Surroi (publiciste, )

Francesco Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)
Fahri Xharra (publicist)
Fatmir Terziu (shkrimtar, kritik arti)

Flamur Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)
Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)
Giuseppina Turano (albanologe)

Gëzim Alpioni (sociolog, Universiti i Birmingham-it)
Gezim Basha (poet, përkthyes)
Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)

Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar)
Gjon Keka (publicist)

Gjergj Bajram Kabashi (publicist)
Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)

Ismail Kadare (shkrimtar)
Iris Elezi (regjisore)
Imer M. Mushkolaj (publicist)
Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)

Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)
Irena Gjoni (poete)
Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes)
Jahja Drançolli (historian, ligjërues)
Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)

Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës)
Kole M. Berisha (ish kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist),

Kolec Traboini (poet, kineast)
Lazer Stani (shkrimtar)
Lucia Nadin (albanologe)
Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)
Leonard Seiti poet)

Ledia Dushi (poete, përkthyese)

Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)
Lediana Stillo (poete, përkthyese)

Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),
Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)
Martin Berishaj (politikolog, Universiteti i Lublanës)
Monica Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)
Maks Velo (piktor)
Mentor Quku (historian i letërsisë)
Migena Kapllani (arsimtare)
Mira Tafani (arsimtare)
Ndue Ukaj (kritik i letërsisë, shkrimtar)

Natasha Lushaj (poete, kritike letrare)
Ndue Gjika (shkrimtar)
Nexhat Latifi (biznismen)
Persida Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Pandeli Çina (mjek)
Preveza Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),

Petrit Palushi (shkrimtar, kritik letrar)
Peter Tase (përkthyes)
Petrit Ruka (poet, kineast)

Qibrie Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)
Qazim Namani (historian)
Romeo Gurakuqi (historian, UET)
Rudolf Marku (shkrimtar)

Romeo Çollaku (shkrimtar, përkthyes)
Ragip Syla (shkrimtar)
Rita Salihu (poete, veprimtare)
Rexhep Shahu (poet, publicist).

Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës)
Skender Zogaj (shkrimtar, publicist)

Skender Buçpapaj (publicist)
Sabit Rrustemi (poet)

Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Sadik Bejko (poet)

Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit, poet)

Shpend Bengu (Pedagog i historise se artit dhe multimedias)
Shpend Sollaku Noe ( shkrimtar)

Trina Gojani (poete, përkthyese)
Uk Lushi (shkrimtar, publicist)

Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)
Vlora Baruti (muzikante)

Virgjil Kule (publicist, studiues)
Vladimir Beja ( Ish komandat i flotës)
Visar K. Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)

Zenel Kelmendi (ish rektor i Universitetit të Prishtinës)
Zef Gjeta ( ILB)

Xhavit Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)
Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist).

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

bravo per iniciativen,por me keta farmacista,ing.elektoje,mjek etj. nuk me duket shume serioze kjo pune.nese eshte ashtu nenshkruaj edhe une me titull byrekxhi.

Submitted by Minella (not verified) on

A jo, duhet me qenë byrekxhi poet ose byrekxhi publicist që të fitosh të drejtën e vendosjes së emrit pa bold pranë emrit me të të madhit fare.

Po ti vazhdo shkruaj këtu, se edhe për ca rreshta bëhesh publicit me të drejtë mendimi për t'i dhënë drejtim çështjes së Gjirit Persik. Dhe Turqisë, sigurisht, se ç'ua pa pastaj.

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Më bëri përshtypje që në listën e firmëtarëve, emri i Ismail Kadaresë është shkruar ndryshe nga ai i të tjerëve. Emri i tij është shkruar në bold (domethënë është nxirë për t’u dalluar).  Thoni pastaj që nuk jemi popull idhujtar!

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Nuk e di pse gjuha e peticionit po me duket ca e vjeter, por mbase nuk mund te shkruhej ndryshe ndaj ne thelb jam dakort me thirrjen e tij.

Submitted by Papi (not verified) on

Peticion sklleverish te Vatikanit dhe Janullatosit....
Dominojne me se shumti Dukagjinasit e gjakmarrjes mesjetare!
Ne foton e artikullit, kerkohet ne menyre teper korrekte dhe historike,
qe te permendet se edhe Kisha Shoviniste Greke, ka penguar hapjen e shkollave shqipe.
Me shume te drejte, pasi viktimat e asaj kishe dhe grekerve, qe rane per gjuhen shqipe, jane:
Petro Nini Luarasi, At Stath Melani, Papa kristo Negovani, etj, etj.

Submitted by Neo (not verified) on

Ne rast se eshte keshtu, qe eshte ngritur nje komision ndershteteror per te rishkruar historine, ky eshte patjeter skandal.  Por, gjuha e perdorur ne tekst eshte tejet emotive dhe normative ne vetvete, gje qe nuk i shkon nje diskutimi ne kete rang dhe le shije te keqe. Natyrisht qe ne si shqiptare kemi variantin tone te historise, por jam i sigurt qe edhe turqit mund te kene variantin e tyre. Ne rast se ata kane dokumenta dhe informacione per te zbardhur disa pjese te erreta te historise tone, si psh periudhen mjaft interesante dhe te panjohur mes shek 16 dhe 18, kur ka ndodhur dhe islamizimi gradual i nje pjese te madhe te popullsise, kjo padyshim eshte me interes te njihet nga ne. Nuk kemi pse e paragjykojme, pasi na vlen te njohim edhe veten disi me mire ne te gjithe kompleksitetin e historise tone. Sidoqofte, nje sipermarrje e orientuar me urdher nga politika, justifikon zemerim dhe distancim intelektual, shkencor e profesional, por kurrsesi tone te tilla, te cilat nuk kane perse te perdoren jo vetem ndaj turqve te sotem ne vecanti por as ndaj, serbeve, grekeve, italianeve, gjermaneve, francezeve apo kujtdo tjeter ne pergjithesi, qe i ka rene rruga te kolonizoje territoret tona. Me vjen keq te konstatoj se ky tekst mban ere fashizem. Populli shqiptar nuk mund te ece as duke iu perulur tekave te shteteve apo politikave mike apo armike, ne lidhje me historine, por edhe as duke refuzuar te verteta ne menyre kategorike me fryme urrejtjeje. Nese kemi qene te shtypur me gjate se te tjeret rrotull nesh, arsyen per kete ben mire ta gjejme tek vetja. Kjo eshte thelbesore dhe qe nga Gjergj Kastrioti e tutje Shqiperia ka nje histori tjeter qe ne nuk e njohim dhe ka ardhur koha ta pranojme dhe jo te nxjerrim shpaten. Te dy palet per mendimin tim e kane gabim dhe kjo na ben gjithsesi ballkanas te devotshem pa dallim kombesie. Jetojme ne nje gadishull me probleme te medha dhe fatkeqesisht nga e njejta semundje vuajne dhe popujt e tjere te Ballkanit. Me vjen keq per nje pjese jo te vogel njerezish qe jane me mend ne vend dhe qe nuk ushqejne urrejtje per askend, por jane te detyruar te jetojne ne mes te dy zjarreve te ketyre te lajthiturve si nga njera pale ashtu edhe nga pala tjeter. Uroj te mira dhe mendim me te sinqerte per te sotmen dhe te ardhmen duke u cliruar nga bemat e te shkuares.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

mund te behen shume peticione qe mbeshtesin teorine se nje dhe nje bejne tre, por kjo se ndryshon faktin qe bejne dy.

Pastaj cdmth intelektual.......

pse nje farmacist mund te jape mendje per historine dhe nje dentist te mos jape mendje per hidrocentralet psh

propagandedylekshe njerezish te vene ne rresht nga komplekset dhe jo vetem

Submitted by Anonim (not verified) on

Te mos thuash se turku na dogji e vrau per 500 vjet, e te thuash se turku ishte shtegtar paqesor, eshte tradheti kombetare me se shumti se shtremberim katastrofal i historise. Turku na futi detyroi te ndrerrojme fe, na varu indidualitetin kombetar, sna la te hapim shkolla, na percudnoi kombin, aq sa na urrejne ne Evrope pse jemi gjoja pro turk. Turku solli regres te thelle ekonomik e shoqeror, super-prapambetje qe e vuajme edhe sot ne vitin 2013. Turku ka qene shteti me armik dhe me demsjelles per Shqiperise. Qeveritaret e Kosoves duhet tu therresin mendjes...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Do ishte më e arsyshme të përfshiheshin istorianët

Submitted by rolandb (not verified) on

Per ata qe shqetesohen per mungesen e historianeve dhe presencen e vetem inxhinjereve dhe shkrimtareve:

Nuk ka nevoje te jesh historian (me diplome) per te ditur historine e Shqiperise, dhe sidomos ate pjese 500 vjecare me turqit.  Keto mesohen te gjitha nga klasa e peste deri ne teten dhe perseriten me vone perseri ne shkolle te mesme. Shtoji ketu edhe faktin qe kushdo me nje IQ pak me shume se 50 duhet ta dije historine e vendit te tij.

Kuptohet,  ketu nuk futen byrekxhinjte, ata me kater klase shkolle dhe ata me pashaporte turke.

Submitted by Lira (not verified) on

Po me cudit fakti qe disa komentues shqetesohen per tonin e perdorur ne leter.  Ketu po behet fjale per ndryshimin e historise, per Turqine qe eshte ulur kembekryq ne Kosove, per Turqine qe ka sjelle eksperte ne Ministrine e Arsimit qe nuk kane asnje te drejte per te qene, ndersa keta komentues shqetesohen per "tonin". S'kam fjale!

Ky eshte peticion qe une e pershendes dhe po me behet qefi qe me ne fund dikush e ka mare iniciativen per nje gje te tille.  Besoj se duhet firmosur nga i gjithe populli shqiptar qe ka bere historine e tij dhe jo vetem nga historiane.

Submitted by Lulzim (not verified) on

Ne nenshkrimin e peticionit po mungon  edhe Papa i rizgjedhur, bon me kane edhe ai qe dha doreheqje.

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Nese do e beni historine sipas turqinise atehere skenderbeun me gjith kale duhet ta coni ne sharre...........

Submitted by Neo (not verified) on

@Lira. Kam une dy fjale: E perseris, se toni ne nje peticion apo leter formale nuk mund te jete njesoj si ne bisede te lire, qe mund te bejme me njeri-tjetrin ne kafene, ne shtepi, apo ketu ne komente, ku vete informaliteti i komunikimit lejon gjithcka perfshi edhe emocione. Une jam personalisht 100% dakord me ty per te tjerat (per problematiken e ngritur), por duke qene se ne Kosove kemi te pakten nje minoritet te vogel turk (gje qe ka mundesi te kemi edhe ne Shqiperi pa e deklaruar) duhet te kemi kujdes qe keta njerez te mos ndihen as te prekur e as te fyer. Kjo eshte pergjegjesi e jona si majoritet absolut ne tokat dhe dy shtetet tona. Mund t'i tregohet vendi kujtdo qe perpiqet te manipuloje historine dhe identitetin e nje kombi ne forma shume me te elaboruara dhe normale, pa evokuar domosdoshmerisht lufterat mesjetare. Sidoqofte une kam bindjen qe ne jemi ne nje mendje, por artikulimi ka rendesi ne keto gjera dhe nuk mund te jete informal ne kete grade. Duhet te hapim syte dhe mendjen ne Shqiperi sepse e kemi otomanin nr.1 dhe dashnorin e cdo kolaboracionizmi ne krye te vendit.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Vete fakti qe ne kete moment ka 377 lexues dhe vetem 6 komentues, tregon se sa te degjeneruem jane shqiptart, qe nuk reagojne ndaj nji dhune tjeter te paftyr te Turqise se sotme (dhe te minoriteteve turke ne trojet shqiptare te cilat heshtin). Kjo asht arsyeja kryesore qe as sllavt dhe as grekt nuk kan kurrfare rspekti per shqiptart. Perkundrazi me te drejte jane kundra tyne perderisa shqiptart jane ne krahin e pushtuesit te krejte Ballkanit.

Mos u ankoni nga kojshite kur ju vete jeni me faje deri ne fyt si bashkepuntor/kuisling te pushtuesit turk-osman ti cilit i dhate kryeministra, pashallar, hoxhallar komandanta etj per te nenshtrue popujt e tjere.

Submitted by andi (not verified) on

kush ka sy e vesh kupton shume mire se cfare fryme antikristiane ekziston prej shume kohesh... Dhe me cfare zell te madh deklarohemi se jemi 6o-70% myslimane.  Aktualisht po flasim per otomanet aty te ndalemi... Kur te vije rradha per ngjarje e fakte te tjera te shprehemi edhe per to.  E verteta eshte se fqinjet na kane rene shume ne qafe.   Por pse kjo urrejte neper site mes vedi.  Ndoshta jemi hipokrite kur shprehemi per mirekuptim dhe respekt fetar...

Submitted by RP (not verified) on

Po te na e shkruante Oliver Shmidt nukdo ndiheshin keq keta te listes,po jane turq do te thote qe s'jane trendy turqit.Me mire turq se sa beqir meta me shoke.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.