A po luan Rama në sulm e Berisha në mbrojtje?

Në një analizë te Dita, Armand Vinçani analizon strategjinë e Ramës dhe të Berishës për zgjedhjet. Sipas tij Rama po luan në sulm, Berisha në mbrojtje. Sulmi i Ramës motivohet nga pakënaqësia e akumuluar në vite por dhe nga fakti që Rama ka kuptuar se nuk mjafton identifikimi i dobësive të kundërshtarit, por dhe krijimi i opsioneve programore. Sulmi i opozitës motivohet dhe nga nevoja për rotacion dhe largimii pushtetarëve të përjetshëm. Berisha, shkruan Vinçani luan në mbrojtje dhe strategjia e parë është “përpjekja e njohur e tij për të mercenarizuar... Opozita duhet të jetë e pregatitur për një gjë të tillë. Individë të pakënaqur që e konsiderojnë veten të pazëvendësueshëm do të vazhdojnë të mercenarizohen dhe prej rradhëve të saj. Ata do të gjejnë strehë në transhetë e Berishës e do të ofrojnë gjtihpka për të dëmtuar opozitën.”Së dyti, “lopçarizmi në lojën mbrojtëse” që sipas Vinçanit përfshin lëvizje spontane të paarsyetura të Berishës për të çoroditur opozitën (si karta e nacionalizmit, amplifikimi i thashethemeve, etj). Së treti, burimet ekonomike që disponon maxhoranca. Dhe shkrimi mbyllet me pyetjen “a do munden akrobacitë e Berishës t’i sigurojnë atij fitoren?”
k.c.
Comments
Kom pershtypie se Edi Rama
<p>Kom pershtypie se Edi Rama osht tu bo ni pazar me Ilir Meten, qe kyna te kthehet ne PS si Kryetar, dhe Edi me mbajt Kryeministrin. Kjo formul do krijonte fshirjen perfundimtare e atyne figunave sedentare si Arta Dade, Pandeli Majko, Arben Malaj, Ben Blushi etj. Ky do ishte ni pastrim total i PS-se nga socialistet dhe forcim i krahit te Gjelil Gjonit (mepermjet Ilir Gjoni), pra ruajtja ne kthimi i pushtetit pas 20 vjetesh tek ish-nomenklatura komuniste, nepermjet formules reformimit (te bijve), tashme te shkolluar jashte. </p><p>Po ta shihni me kujdes edhe Sala nuk del kunder tyre. Asnji here PD nuk flet kunder bijve te PPSH te cilet tashme jane futur ne kupolen drejtuese te PS. Ilir Gjoni, Ditmir Bushati, Dash Peza, etj, jan vetim ni pjese e tyne. Sala duket qarte qe eshte shum i limitum kur nuk arrin te thote qoft ene ni fjale kunder ktynve. </p><p>Çudi ? !</p><p> </p>
Add new comment