Kriza, italianët emigrojnë me shumicë. Destinacioni kryesor: Gjermania

Postuar në 06 Prill, 2013 12:38

 

Kriza ka bërë të "shpërthejë" emigracioni italian, i cili në vitin 2012 ka shënuar një rritje që nuk shihej në dekada: 30.1% më shumë se vitin e kaluar. Ata që kërkojnë të shkojnë jashtë vendit janë më shumë meshkuj se femra, shumica në të tridhjetat e tyre dhe një pjesë e madhe nga Lombardia. Sipas La Stampa-s, Gjermania është vendi i preferuar për emigrim i italianëve të rinj.

Të dhënat e vitit të fundit tregojnë që 62.4% e emigrantëve në vitin 2012 zgjodhi Europën si destinacion (nga kontinentet), të ndjekura nga Amerika Jugore, ajo Veriore dhe më pak në Azi-Afrikë-Oqeani. Për sa i përket shteteve, Gjermania është synimi i parë i italianëve, pasuar nga Zvicra, Britania e Madhe, Franca, Argjentina, SHBA-të, Brazili, Spanja, Belgjika dhe Australia.

k.c.

Comments

Submitted by Leonard (not verified) on

<p>E vertete, edhe une italo-shqiptari i ardhur ketu qe ne femijeri, jam ne listen e emigranteve te ardhshem drejt nje kontinenti te larget. Politika ketu eshte sinonim kriminaliteti, nje felliqesi e papare(perjashto Shqiperine natyrisht...); profeti Grillo ka vetem 25% te votave per fat te keq dhe nuk mund t&#39;i ndryshoje gjerat shpejt. Me pleqte qe ka Italia(votuesit me te zellshem te politikes se mykur)s&#39;ka shanse te medhaja per ndryshim, ky shtet qe dikur ishte nje zoteri shtet, sot fale politikaneve maskarenj qe bien ere mafie, ka rene shume poshte duke u kthyer ne nje nga vendet me te zymta ne Bote! Nje apel te fundit te rinjve dhe te rejave italo-shqiptare: NESE E DONI ITALINE, VOTONI &quot;IL MOVIMENTO 5 STELLE&quot;, E VETMJA LEVIZJE QE DO TE NDRYSHONTE RRENJESISHT KETE VEND!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.