Arkiv-Lajme

Berisha shtyn për më vonë (për të hënën?) vendimmarrjen lidhur me anëtarin e LSI-së në KQZ

Postuar në 11 Prill, 2013 12:09

Dje ish Komisioni i Ligjeve që vendosi për shkarkimin e anëtarit lsi-st të KQZ-së, dhe sot pritej të shprehej Kuvendi lidhur me vendimin e Komisionit. Por Kuvendi nuk ka mundur ta bëjë këtë gjë. Socialistët e kanë kundërshtuar me idenë se “bie ndesh me ligjin qysh në procedurë, pasi nuk i përmbahet kriterit per plotësimin e 48 orëve nga miratimi në Komisionin e Ligjeve”, dhe disa besojnë që të jetë pikërisht ky pretendim procedurial arsyeja e tërheqjes së PD-së.

Çamët e Idrizit protestuan sot para parlamentit, dhe “Kalit të Trojës” brenda parlamentit

Postuar në 11 Prill, 2013 11:53

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka organizuar sot një protestë para parlamentit si një mënyrë për të reaguar ndaj asaj që ajo e quan zvarritje të miratimit të rezolutës së shumëpërfolur mbi Çamërinë. “Ne jemi pas 9 vjetëve para këtij parlamenti, por jemi komplet ndryshe, sepse ne kemi ardhur sot që ta çlirojmë Parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Parlamenti shqiptar është nën presionin e Greqisë dhe ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve.

Rexhep Qosja e quan aleancën PS-LSI një “e padëshiruar e nevojshme”

Postuar në 11 Prill, 2013 11:37

Rexhep Qosja, kosovari më i pasionuar pas punëve në Republikën e Shqipërisë, është shprehur sot lidhur me ngjarjen e rëndësishme politike të Tiranës, paktin PS-LSI. Dhe i ka dhënë ok-in këtij pakti, ndonëse me ndonjë rezervë. “E padëshiruar e nevojshme”, e ka quajtur ai këtë aleancë të re opozitare.

Shënim: Përse u shkruajtën kot 4444 fjalët e kapitullit mbi KQZ-së në Kodin Zgjedhor?

Postuar në 11 Prill, 2013 08:01

Plot 4444 fjalë janë në Kreun e Parë të Pjesës së Dytë të Kodit Zgjedhor mbi KQZ-në. Por sipas Berishës, KQZ-ja duhet të funksionojë sipas një marrëveshje që ai ka bërë me Fatos Nanon në 2003-shin, dhe jo sipas gërmave të 4444 fjalëve të Kodit Zgjedhor për të.  Po të ndiqnim logjikën e Berishës, kot janë lodhur Bylykbashi dhe Gjiknuri që i kanë peshuar e ripeshuar ato 4444 fjalë më dhjetra herë –  mjaftonte të shkruanin vetëm 10 fjalë: “KQZ-ja krijohet dhe funksionon sipas dëshirës së kryeministrit të rradhës”.

E.Zaloshnja

SHENIM: A ekziston “anëtar i LSI-së në KQZ” dhe me sa vota shkarkohet një anëtar i KQZ-së?

Postuar në 11 Prill, 2013 07:58

Kuvendi ka shtyrë për ditën e hënë votimin për të zëvendësuar apo jo “anëtarin e LSI-së” në KQZ. Mediat raportojnë se seanca e sotme ishte planifikuar për në orën 10:00, por ka nisur në orën 13:15. Megjithatë, ajo ka zgjatur vetëm pak, duke qenë se Topalli J. ka njoftuar shtyrjen për ditën e hënë.

Verifikoni arkivat e Kuvendit, jam i hapur për çdo hetim - thotë Servet Pëllumbi, pas "zgjidhjes" alla-PD për rezolutën çame

Postuar në 11 Prill, 2013 07:10

Fatos Beja i surprizoi të gjithë dje, kur ne pergjigje te kerkesave per rezoluten çame ktheu nje pergjigje qe deri me tani PD nuk e kishte permendur kurre. Rezoluta çame sipas tij është miratuar në Parlament me votat e PD-s qe ne 2004. Në emër të PD-së ai ka propozuar një tjetër zgjidhje alla-PD duke deklaruar se nuk duhet bërë rivotim “por një rregullim në procesverbal”. Ndërsa Dashamir Tahiri i PDIU-së ka fajësuar më pas kreun e Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbin. “Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, tha ai.

Me shkarkimin e anëtarit lsi-st të KQZ-së hapet konflikti i radhës; ç'zgjidhje do marrë?

Postuar në 11 Prill, 2013 05:07

Për të përligjur shkarkimin e anëtarit lsi-st të KQZ-së, kryeministri Berisha, siç ia kërkon stina e sotme politike, nuk i është referuar asnjë ligji, por i është referuar marrëveshjeve. “Në shekuj parim themelor i funksionimit të shtetit ka qenë e mbetet respektimi i marrëveshjeve”, këputi ai një nga të vetat, duke iu referuar kështu një marrëveshjeje PD-PS të vitit 2003.

Ngatërrohet morali politik me moralin familjar apo fetar, ose shoqëror - thotë Fuga

Postuar në 11 Prill, 2013 04:29

Artan Fuga ka dhënë një intervistë në të përditshmen DITA, ku ndër të tjera flet për lëvizjet politike të ditëve të fundit. Pyetjes së gazetarit Habjon Hasani: “Ka pasur një debat shumë të gjerë në lidhje me "moralin" apo dhe "pragmatizmin", si e shikoni ju këtë? – Fuga i përgjigjet:

Dialogu Prishtinë-Beograd nuk u finalizua për "fare pak gjë"; dhe një shkrim i Daçiçit

Postuar në 11 Prill, 2013 04:25

Pse nuk u finalizua dialogu mes Prishtinës e Beogradit? “Hendeku i mospajtimit është i ngushtë, por shumë i thellë”, është shprehur baronesha Ashton, që ka nxitur e mbikqyrur këtë dialog. Dhe puna ka ngecur në fakt veç tek mënyra e funksionimit të komunave me popullsi serbe brenda territorit të Kosovës.

“Ai mbron b..q..” - i shkruan Halimi, deputetit Hoxha për Totozanin

Postuar në 11 Prill, 2013 03:52

Kamerat e A1Report kanë fiksuar një këmbim mesazhesh mes ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi dhe deputetit të Partise Demokratike, Fatos Hoxha. Mesazhet janë këmbyer gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ndersa referonte Avokati i Popullit, Igli Totozani, ne pjesen e fjalimit kur ky i fundit kërkonte mbrojtjen e homoseksualëve dhe dënimin e homofobëve. Pamjet filmike tregojne se ndërsa Totozani fliste, Halimi i shkruante Fatos Hoxhës se “ai mbron b..q..”, duke iu referuar homoseksualëve. a.n.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme