Me shkarkimin e anëtarit lsi-st të KQZ-së hapet konflikti i radhës; ç'zgjidhje do marrë?

Për të përligjur shkarkimin e anëtarit lsi-st të KQZ-së, kryeministri Berisha, siç ia kërkon stina e sotme politike, nuk i është referuar asnjë ligji, por i është referuar marrëveshjeve. “Në shekuj parim themelor i funksionimit të shtetit ka qenë e mbetet respektimi i marrëveshjeve”, këputi ai një nga të vetat, duke iu referuar kështu një marrëveshjeje PD-PS të vitit 2003.
Reagimet kundër këtij gjesti kanë qenë të menjëhershme. Përveç aktorëve lokalë, në fushë kanë zbritur dhe ambasadorët, të cilët duket se janë kapur në befasi nga kjo lëvizje. “Do të kërkojmë sqarim për bazën ligjore për këtë vendim”, tha sot ambasadori i OSBE-së, Wollfarth, i cili po aty nënvizoi se “KQZ-ja dhe çdo anëtar i saj [duhet] të shihen nga palët si apolitike”. Ndërsa ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, tha se “BE po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, dhe pasi të shqyrtojë çështjen do të mbajë një qëndrim zyrtar”.
Pak më parë, Ilir Meta e kish kualifikuar veprimin e ish aleatit të vet katër vjeçar si një “veprim diversantësh, e jo si një veprim politik”.
Re.Pu.
Comments
Kur pranojmë të tillë
<p>Kur pranojmë të tillë politikan skem se çfarë të presim</p>
Tani u kujtua Meta qe i dogji
<p>Tani u kujtua Meta qe i dogji vete, por tani eshte shume vone. Metes mire ia beri, ta kuptoje se c'do te thote te kesh kundershtar nje njeri anti-ligjor dhe se cfare demi i ka shkaktuar Shqiperise me marreveshjen qe beri ne 2009 me Berishen, ku tradhtoi paturpesisht njerezit qe e votuan.</p>
Add new comment