Çamët e Idrizit protestuan sot para parlamentit, dhe “Kalit të Trojës” brenda parlamentit

Postuar në 11 Prill, 2013 11:53

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka organizuar sot një protestë para parlamentit si një mënyrë për të reaguar ndaj asaj që ajo e quan zvarritje të miratimit të rezolutës së shumëpërfolur mbi Çamërinë. “Ne jemi pas 9 vjetëve para këtij parlamenti, por jemi komplet ndryshe, sepse ne kemi ardhur sot që ta çlirojmë Parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Parlamenti shqiptar është nën presionin e Greqisë dhe ne sot kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve. Ju e dini, që grekët janë të famshëm për Kalin e Trojës, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithëve bashkë, ta nxjerrim Kalin e Trojës nga Parlamenti shqiptar”, tha Idrizi para protestuesve.

Në këtë organizim kishin ardhur nga Kosova edhe Adem Demaçi e Flora Brovina. “Nuk ka Shqipëri pa Kosovë dhe Çamëri. Nuk do të ketë as Evropë pa Shqipëri të copëtuar. Do të na keni me vete siç keni qenë gjithmonë. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga të drejtat tuaja, të ktheheni në tokat tuaja. Të bëheni popull i Çamërisë dhe jo popull në ekzil”, është shprehur Demaçi.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bilal Xhaferi (not verified) on

Lerini menjane emrat e kryetareve te partive dhe biografine e tyre.

Kur vjen puna per Shqiperine dhe interesat e shqiptareve, te gjithe kane te drejte te kerkojne ate qe meritojne shqiptaret, si njerez.

Edhe nje i burgosur, ka te drejten e tij si qytetar i ketij vendi te shpalle memedhetarine e tij.

S'eshte fjala per Camerine e Idrizit apo Tahirit, Muhedinit apo te Sekujt tjeter: ehste fjala per te drejtat e shqiptareve came, mbetur pa atdhe dhe pa prone dikur.

Une po them, psh, bashkohuni per Camerine e poetit dhe shkrimtarit Bilal Xhaferi si qytetar i merguar nga Cameria, Shqiperia dhe nga Jeta.

Harrojini ato gjera qe kane te bejne me diten politike, me koalicionet pozitare apo opozitare: bashkohuni me ate qe eshte JONA prej natyres.

Njeriu eshte ai qe duhet dashur e ndihmuar nga te gjallet e tjere. Edhe i vdekur, njeriu le pas shpirtin qe kthehet ne atdhe, aty ku ka lindur.

Camet vene e nga vene dhe kthehen ne vendlindje, por ne s'duhet te harrojme se atdheu i tyre ehste Shqiperia...

Rezoluta per Camerine, nese nuk eshte nenshkruar nga te gjithe, dhe nese nuk ka hyre ne Fletoren Zyrtare, duhet te miratohet ne Parlamentin Shqiptar, e plote, jo si lutje varfanjakesh, jo si perulje para atyre qe vonojne dhe zvarrisin, aq me pak e atyre qe do donin te mos e shikonte kurre driten e diellit, dhe te shfaqet ne Fletoren Zyrtare, nese vertete besojme se politikanet tane, deputetet dhe qeveritaret tane jane vertete shqiptare...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.