Dialogu Prishtinë-Beograd nuk u finalizua për "fare pak gjë"; dhe një shkrim i Daçiçit

Postuar në 11 Prill, 2013 04:25

Pse nuk u finalizua dialogu mes Prishtinës e Beogradit? “Hendeku i mospajtimit është i ngushtë, por shumë i thellë”, është shprehur baronesha Ashton, që ka nxitur e mbikqyrur këtë dialog. Dhe puna ka ngecur në fakt veç tek mënyra e funksionimit të komunave me popullsi serbe brenda territorit të Kosovës. Sipas Shkëlzen Maliqit (http://www.mapo.al/2013/04/11/miti-serb-mbi-kosoven/), Serbia ka kërkuar kompetenca të mëdha ekzekutive për një “asosacjon të komunave serbe”, por Thaçi e të vetët nuk e kanë pranuar këtë gjë, pasi kjo don të thotë një autonomi e lartë territoriale për serbët e Kosovës, që do ta bënte këtë “asosacjon” të mbante lidhje të zbehta me Prishtinën e të mbante derën hapur për Beogradin. Me këtë propozim, thotë Maliqi, “do të legalizohej pushteti paralel në veri, dhe veriu do të shërbente edhe si një lloj Piemonti për komunat e tjera serbe në territorin e Kosovës”.

Në numrin e sotëm të Mapos ish dhe një shkrim i kryeministrit serb Ivica Daçiç, i publikuar në revistën NIN (http://www.mapo.al/2013/04/11/po-genjejme-se-kosova-eshte-e-...), ku autori thosh dy gjëra kontradiktore; thosh së pari se “ne kemi gënjyer që Kosova është e jona”, dhe këtë gënjeshtër e kemi dhe në kushtetutë, e nga ana tjetër përsëriste se “Kosova është dhe do të mbetet vërtet vend i shenjtë për serbët, dhe vetëdija jonë nacionale”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Se çfarë kërkojnë serbët është e drejta e tyre por ne na interesonë se çfarë thotë kushtetuta dhe atë ta mbështesim me të madhe</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.