Verifikoni arkivat e Kuvendit, jam i hapur për çdo hetim - thotë Servet Pëllumbi, pas "zgjidhjes" alla-PD për rezolutën çame

Fatos Beja i surprizoi të gjithë dje, kur ne pergjigje te kerkesave per rezoluten çame ktheu nje pergjigje qe deri me tani PD nuk e kishte permendur kurre. Rezoluta çame sipas tij është miratuar në Parlament me votat e PD-s qe ne 2004. Në emër të PD-së ai ka propozuar një tjetër zgjidhje alla-PD duke deklaruar se nuk duhet bërë rivotim “por një rregullim në procesverbal”. Ndërsa Dashamir Tahiri i PDIU-së ka fajësuar më pas kreun e Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbin. “Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, tha ai.
Vetë Pëllumbi ka reaguar sot në të përditshmen DITA, ku shkruan: “Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje lidhur me këtë problem. Fakt është se në atë seancë nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm i deputetëve, dhe e di shumë mirë se votuan pro vetëm 53 deputetë nga të paktën 55 që duheshin. Jam i hapur për çdo hetim. Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit”. a.n.
Add new comment