Larg duart nga KQZ - i thotë Brukseli, Berishës

Postuar në 11 Prill, 2013 14:03

Nga Bosnja ku ndodhet në një vizitë me komisionerin Stefan Fyle, zëdhënësi i tij, Peter Stano, në një intervistë telefonike për “TCh” deklaroi qëndrimin e Komisionit Europian që po ndjek me shume shqetesim ngjarjet e fundit me tentativat per shkarkimin dhe zevendesimin e nje prej komisionereve te tij.

Peter Stano nënvizoi faktin se sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, organet e administrimit të zgjedhjeve duhen shkarkuar nga detyra në një mënyrë profesionale dhe të paanshme. Ato duhet të funksionojnë pa pengesa dhe në një mënyrë transparente e jo partizane.

’’Ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën që po ndodh me KQZ-n. Komisioni Europian dëshiron të theksojë, se sipas Kodit Zgjedhor në Shqipëri, adminstrata zgjedhore duhet të mbahet larg nga veprime që cënojnë pavarsinë e saj. Ky Komision duhet të operojë qetësisht dhe në mënyrë transparente, jo në mënyra partizane. Duhet te garantohet pavaresia e KQZ-s, pasi anëtarët e zgjedhur  janë betuar të jenë si jo të njëanshëm dhe të pavarur. Të gjitha palët politike kanë detyrimin të sigurojnë kredibilitetin e KQZ-s, duke garantuar po ashtu edhe besueshmërinë e këtij komisioni tek publiku. Marrëveshja e arritur në Kodin Zgjedhor vitin e shkuar, ishte një sinjal i qartë njëkohësisht provë e një konsesusi të pastër, mes qeverisë dhe opozitës, për ta çuar vëndin përpara drejt rrugës europiane. Ne u bëjmë thirrje në mënyrë urgjente të gjithë aktorëve të politikës shqiptare që të përsërisin këtë konsensus pasi kjo është në të mirë të vëndit dhe qytetarëve”, deklaroi Stano. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.