Arkiv-Lajme
Pëllumb Xhufi: Manifestimi i PDIU para Parlamentit, parodia më e shëmtuar. Berisha arkitekt i përçarjes veri-jug
Historiani Pëllumb Xhufi flet për realitetin e ri të çështjes çame dhe partinë e re të z. Dojaka në një intervistë të gjatë për Xhevdet Shehun te numri i sotëm i gazetës Dita.
Deputeti i parlamentit shqiptar, Dule: Ankimimi i Paktit Detar nga ana e PS, “gabim fatal”, çështja çame “nuk ekziston”!
Në një intervistë për Janusz Bugajskin në “Bugajski Hour” (Albanian Screen), kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka bërë një deklaratë të fortë në kufijtë e kushtetueshmërisë, duke e cilësuar ankimimin e marrëveshjes së detit nga ana e PS në Gjykatën Kushtetuese si një “gabim fatal”. “PS-ja bëri një gabim fatal duke keqpërdorur një problem të çështjeve ndërkombëtare në politikën e brendshme. Kemi të bëjmë me këshillën më të keqe për një parti politike...” thotë Dule që shton se “Gjykata Kushtetuese votoi në rrethanat e një sovraniteti dhe integriteti të kufizuar” (?!).
Shenasi Rama analizon me humor fjalimin e Kryeministrit
Në një shkrim të vetin të botuar edhe nga Tema, Shenasi Rama analizon në mënyrë ironike fjalimin e Kryeminsitrit para fermerëve, duke kapur paskatësi logjike të ndërtimit të fjalive por dhe koncepte komike politike.
Për fjalinë e Kryeministrit “ne jemi krenarë, vlerësojmë dhe frymëzohemi nga dashuria e pakufishme të fermerëve”, Shenasiu pyet:
Dom Gjergji polemizon nga pozitat e një internauti me Armir Tarajn
Shkrimi i Armir Tarajt, shqiptarit që banon në SHBA e që herë pas herë dërgon për respublica-n artikuj me argument fenë, e në veçanti islamin, ka ngacmuar aty për aty Dom Gjergjin. Taraj shpreh çudi në shkrimin me titull “Ku janë katolikët e moderuar?”, që mund ta lexoni në sitin tonë, pse nuk ka pasur reagime nga katolikët ndaj disa qëndrimeve të dy katolikëve (njëri prifti kosovar Dom Shan Zefi dhe tjetri studjuesi Ardian Ndreca), që sipas Tarajt janë të natyrës ekstremiste.
Vehbiu dhe një vëzhgim i mprehtë i lidhur (rastësisht) me faqen më të dashur të shqiptarëve (Shekullin)
Në Blogun e tij Peisazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu kap një fenomen mediatik aspak serioz dhe shumë të përditshëm: “fotot ilustruese”.
Turqit po lënë Gjermaninë drejt Turqisë. Erdogan po ndërton fuqinë e re ekonomike botërore...
Meta në Fier, “Rotacioni është i nevojshëm”, por flet edhe për rikthim në vendet e punës të të sapolarguarve
“Rotacioni është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm “ citohet të ketë thënë Ilir Meta gjatë takimit me strukturat e partisë në Fier, ku dhe prezantoi Petrit Vasilin si drejtues të fushatës në këtë qark, dhe sipas Balkanweb premtoi se ato që largohen nga punë, do të tani do të kenë sërish postin e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit (premtim që në fakt eleminon vetë konceptin e rotacionit).
Nazarko, zgjedhjet në krizë, sepse lufta e egër për anëtarin e KQZ është luftë për të pasur në dorë manipulimin e tyre!
Duke komentuar “luftën” që po bëhet me anëtarin e LSI të KQZ, Mentor Nazarko shprehet se zgjedhjet do të jenë pashmangshmërisht në krizë. Sepse, sipas Nazarkos problemi "gjendet pikërisht te fryma partiake e këtij sistemi administrimi zgjedhor. Nuk mund të ofrojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, kryetarë partish që nuk zhvillojnë zgjedhje të tilla, ose nuk zhvillojnë fare garë në nivel partiak.”
Ilirian Muho nuk ka ndër mend të japë dorëheqje, madje thotë se “gëzon shëndet të plotë”
Një mënyrë për të kuptuar pozicionin e LSI-së është të lexosh edhe intervistën e dhënë nga “njeriu i saj” në KQZ, Ilirjan Muhos, i cili i pyetur nga Shqip, kthehet:
Partia Aleanca Popullore: Merr jetë një Parti e re çame nga një grupim prej 12 partish e shoqatash
Në momentin që Rezoluta çame “u shty për në kalendat greke” siç komentohej në shtyp, dhe jo pa një ironi trishtuese në titull, merret vesh që çamët kanë vendosur të riorganizohen në një parti të re.
Tema njofton se “Një grupim prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, janë grupuar në një parti të vetme me emrin ‘Aleanca Popullore’, kryetar i së cilës është z. Artur Dojaka.”