Deputeti i parlamentit shqiptar, Dule: Ankimimi i Paktit Detar nga ana e PS, “gabim fatal”, çështja çame “nuk ekziston”!

Në një intervistë për Janusz Bugajskin në “Bugajski Hour” (Albanian Screen), kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka bërë një deklaratë të fortë në kufijtë e kushtetueshmërisë, duke e cilësuar ankimimin e marrëveshjes së detit nga ana e PS në Gjykatën Kushtetuese si një “gabim fatal”. “PS-ja bëri një gabim fatal duke keqpërdorur një problem të çështjeve ndërkombëtare në politikën e brendshme. Kemi të bëjmë me këshillën më të keqe për një parti politike...” thotë Dule që shton se “Gjykata Kushtetuese votoi në rrethanat e një sovraniteti dhe integriteti të kufizuar” (?!). Për Dulen, deputet në Parlamentin shqiptar, ajo marrëveshje “ishte e barabartë dhe e drejtë, dhe ishte në favor të të dyja vendeve”
I pyetur për çështjen çame, deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule, u shpreh shkurt: “S’besoj se kjo çështje ekziston!”
Dule u shpreh kundër koalicionit me parti që “s’e zbatojnë me përpikmëri sundimin e ligjit, dimensionin njerëzor, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoreiteteve” dhe i ngacmuar nga Bugajski tha se këto janë “AKZ, PDIU dhe politikanë të veçantë në rradhët e dy partive të mëdha...”
k.c.
në foto:
Vangjel Dule, ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas dhe Vasil Bollano
Comments
Nuk e di nese shtremberimin e
<p>Nuk e di nese shtremberimin e shenimit per emrat e fotos e ka bere Koloreto Cukari apo Mustaka Nano, po kushdo qe mund te kete qene nga ju te dy, juve mund edhe tiu vishet kostum si xhest po nuk i ben nder profesionit tuaj. Ti vije turp autorit qe kerkon te beje gazetarin me zhargone xhepisti. </p>
Korrigjimi i emrit ne
<p>Korrigjimi i emrit ne komentin e fotos eshte xhest i drejte nga ana jote Mustafa. Koloretua me kete akt, tregon se eshte nga ata qe kur nuk te mund dot me argument, te qellon me grusht. </p>
Sigurisht ky eshte vetem
<p>Sigurisht ky eshte vetem rezultat i politikes shumevjecare antikombetare. Si ka mundesi qe nje bythe Duleje te quaje "gabim fatal" kerkesen e PS-se per shpalljen antikushtetuese te ligjit per detin?! Ku e gjen guximin? Apo tek Berisha qe mezi pret ti afrohet ne koalicion? Po te ishte ne pozita te drejta edhe ai duhet ti kthente kurrizin, Ps-ja po e po. Kjo eshte linja e kuqe me te cilen nuk duhet te guxoje te tallet Dulja. Po kush t'ja tregoje atij ate?!</p>
Dule çeshtja çame egziston
<p>Dule çeshtja çame egziston per shqiptaret dhe greket e ndergjegjshem. Historia tregon se Bubulina ishte vajze shqiptare dhe nderohet nga greket. Nuk eshte vetem faji juaj qe vidhni eshte dhe yni qe nuk i kemi ruajtur si duhet. Ne duhet te bejme " mea culpa" per keto gjera sepse greku ate pune ka.</p>
Add new comment