Vehbiu dhe një vëzhgim i mprehtë i lidhur (rastësisht) me faqen më të dashur të shqiptarëve (Shekullin)

Në Blogun e tij Peisazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu kap një fenomen mediatik aspak serioz dhe shumë të përditshëm: “fotot ilustruese”.
Vehbiu niset nga një lajm (ngazëllyes për një media shqip) që e boton Shekulli për Shekullin: ““Shekulli Online”, gazeta elektronike më e dashur e shqiptarëve në mbarë botën”, duke lajmëruar se faqja ka 95,000 vizitorë unikë çdo ditë, të cilët shfletojnë aty rreth 350,000 faqe për të dalë tek fenomeni i fotove ilustruese, që e ilustron po prapë me Shekullin (shih foton sipër).
“Për fat të keq, multimedialiteti i mediave elektronike shqip ka mbetur në nivel amatorial, madje foshnjor; duke u katandisur në një karikaturë të funksionalitetit të vet” shkruan Vehbiu.
“Si rregull, në mediat elektronike shqip fotot nuk përdoren për të informuar, por vetëm si klasifikatorë të lajmeve ose të teksteve në faqe; një funksion i ngjashëm me atë të çelësit të solit në një partiturë.
Lajmet për vrasje shoqërohen me foton e një thike, shpesh të përgjakur; lajmet për grabitje, me foton e një personi me maskë; lajmet për dhunë në familje, me foton e një femre gjysmë të zhveshur, mundësisht të rrëzuar përdhe; aksidentet automobilistike, me foton e një ambulance; dhe arrestimet, me foton e duarve të lidhura me pranga” komenton Vehbiu, duke na thënë se ky lloj përdorimi i “fotove stock” të peshkuara në Internet bën që ta “humbin funksionin e tyre si foto, madje edhe vetë natyrën e tyre si mesazhe vizuale, për t’u shndërruara në simbole ideografike, të ngjashme me hieroglifet kineze ose vizatimet në rebuse...”
k.c.
I plotë:
http://xhaxhai.wordpress.com/2013/04/13/me-gjej-nje-foto-te-bukur/
Add new comment