Nazarko, zgjedhjet në krizë, sepse lufta e egër për anëtarin e KQZ është luftë për të pasur në dorë manipulimin e tyre!

Postuar në 13 Prill, 2013 10:02

Duke komentuar “luftën” që po bëhet me anëtarin e LSI të KQZ, Mentor Nazarko shprehet se zgjedhjet do të jenë pashmangshmërisht në krizë. Sepse, sipas Nazarkos problemi "gjendet pikërisht te fryma partiake e këtij sistemi administrimi zgjedhor. Nuk mund të ofrojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, kryetarë partish që nuk zhvillojnë zgjedhje të tilla, ose nuk zhvillojnë fare garë në nivel partiak.

Sipas tij, "lufta e egër që bëhet për të pasur përfaqësues në nivelet e ndryshme të administrimit zgjedhor, është dëshmia më elokuente e manipulimit të zgjedhjeve dhe mungesës tërësore të besimit të palëve te njëra-tjetra. Ndryshe s’kishte pse të zhvillohej luftë kaq e egër."

Nazarko është pesimist edhe për negociimin nga ndërkombëtarët, sepse “ambasadorët me mandate profesionale afatshkurtra- 3-4-vjeçare janë të prirë të sigurojnë suksese në kësi lloj negocimesh si ai që po kërkojnë, sipas parimit të gozhdës që nxirret me gozhdë. Asnjëri ama nuk ka mundur të ofrojë një vizion afatgjatë të zgjidhjes së problemit të administrimit zgjedhor në Shqipëri, që kalon nga depolitizimi i tij."

k.c.

i plotë:http://www.panorama.com.al/2013/04/13/kriza-do-te-thellohet/

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.