Partia Aleanca Popullore: Merr jetë një Parti e re çame nga një grupim prej 12 partish e shoqatash

Postuar në 13 Prill, 2013 07:30

 

Në momentin që Rezoluta çame “u shty për në kalendat greke” siç komentohej në shtyp, dhe jo pa një ironi trishtuese në titull, merret vesh që çamët kanë vendosur të riorganizohen në një parti të re.

Tema njofton se “Një grupim prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Çame, janë grupuar në një parti të vetme me emrin ‘Aleanca Popullore’, kryetar i së cilës është z. Artur Dojaka.”

Deklarata e udhëheqësit të partisë së re, shpreh në një farë mënyre dhe vizionin politik të saj: “Të zhgënjyer nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete , duke mos dashur të humbim kohë  të vlefshme politike , ne marrim sot përsipër fatet tona. Të ndërgjegjshëm për kohën ku jetojmë , të vetëdijshmë për instrumentat  kombëtar e ndërkombëtar në dispozicion, vijmë sot jo si demagogëte  rradhës  por si një forcë e aksionit politik dhe forca e arritjeve politike.në lordinim të plotë me faktorin politik  ndërkombëtar , duke vlerësuar këshillat e tyre  të vlefshme  dhe ndjerë mbështtejen e tyre të plotë, ndihemi sot më të plotë se kurrë”.

Po sot, sipas Dita-s online, Aleanca Popullore shpalli dhe kandidatin për deputet për Qarkun e Tiranës, Doktor Arjan Hamitin. Siç duket partia e re nuk po humb kohë para zgjedhjeve të pritshme.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Eshte gje e keqe qe komuniteti cam u perca, por ishte bere e padurushme te perfaqesohej nga nje kameleon si Shpetim Idrizi, mashtrues e vjedhes.</p><p>Jane shume prane zgjedhjet, por mundesite jane qe shumica derremuese e komuniteti cam (se paku) te mblidhen rreth kesaj partie.</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.