Shenasi Rama analizon me humor fjalimin e Kryeministrit

Në një shkrim të vetin të botuar edhe nga Tema, Shenasi Rama analizon në mënyrë ironike fjalimin e Kryeminsitrit para fermerëve, duke kapur paskatësi logjike të ndërtimit të fjalive por dhe koncepte komike politike.
Për fjalinë e Kryeministrit “ne jemi krenarë, vlerësojmë dhe frymëzohemi nga dashuria e pakufishme të fermerëve”, Shenasiu pyet:
“Si ta kuptojmë këtë? Nga frymëzohet z. Berisha? Nga dashuria e fermerëve për z. Berisha? Nga dashuria e fermerëve për Lirinë e Demokracinë? Nga dashuria e fermerëve për njëri-tjetrin? Po ku është kjo dashuri? Ku me e ditë fermerët shqiptarë po vriten e priten, ka plasë vrasja, divorci e therja, na mbyti krimi e ky flet për dashuri.”
Pas frazës se Kryeministrit se “përparësia e parë për Partinë Demokratike do të jetë kullimi në tokat me sera,” vjen fraza “Ne qëndrojmë të vendosur që në katër vitet që vijnë të shumëfishojmë prodhimin e fermerëve shqiptarë”. Komenton Shenasiu:
Pash Zotin, si shtohet prodhimi i fermerëve? Se ta kishte për prodhimin bujqësor do të thoshte ose “prodhimin bujqësor” ose “prodhimin që japin fermat”. Por ky po fliste për prodhimin e fermerëve si produkt. Eh, thashë me vete, ky po ka ndërmend me i kthye të gjithë qytetarët, që çka hoqën me u ba qytetarë të pasaportizuar, në fermerë. Sepse meqë shteti nuk prodhon gjë, ndoshta shteti ka vendosur që të prodhojë fermerë...
k.c.
Fejtoni i plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/04/13/berisha-dhe-fermeret-pa-ferma/
Comments
[deleted]
<p>[deleted]</p>
Add new comment