Arkiv-Lajme
Ish-Presidenti Mosiu: “Aleanca PS-LSI, e papëlqyeshme por e nevojshme”
I pyetur nga Skënder Minxhozi për revistën Java, ish-Presidenti Moisiu shprehet për aleancën PS-LSI me frazën “e papëlqyeshme por e nevojshme”. Edhe uji shumë i ndenjur, qelbet, thotë ai.
Podesta Group po “blen” kohë e mbështetës ndërkombëtarë për Berishën?
Sipas Shqipit të sotëm, kompania amerikane e lobimit ‘Podesta Group’ ka ngarkuar përfaqësuesin e vet John Anderson t’u dërgojë një email mediave ndërkombëtare, me anë të të cilit i informon lidhur me zhvillimin e fundit në politikën shqiptare, që ka të bëjë me anëtarin e KQZ-së, dhe lë të kuptohet se Berishës po i punojnë një rreng. “Ka një dilemë të madhe… Është ndryshuar balanca e KQZ-së dhe e komisioneve të tjera elektorale… Kodi zgjedhor kërkon që të ketë balancë brenda Komisionit”, thotë “eksperti” Anderson.
Zogaj për Rezolutën çame: më mirë të presë se të bëhet mall shkëmbimi paraelektoral
Preç Zogaj shkruan sot te Shqiptarja.com për Rezolutën çame, si një vepër paramentare që nuk ka vlerë ekzekutive, por që përfaqëson qendrimin e përfaqësuesve të popullit për një çështje të ndjeshmërisë së veçantë.
Primo Shllaku vs Shpëtim Çuçka: edhe Akademik Qosja gërmëzon i pasigurtë para kamerave [në përpjekje për të folur shqipen standarde]
Me titullin “Standardi dështoi, gegnishten e flasin 70% e shqiptarëve” poeti Primo Shllaku i kundërpërgjigjet te Gazeta Shqiptare një shkrimi të përkthyesit Shpëtim Çuçka, të titulluar “Dikush po e bën gjuhën letrare një shqipe vulgare” të botuar po te G.SH.
Shënim: Italia, 52 ditë pa qeveri
Që nga zgjedhjet e 24 shkurtit, prej 52 ditësh, Italia është pa qeveri, pa mazhorancë parlamentare dhe tanimë pa President Republike. Të kuptohemi, zyrat e institucioneve të mësipërme nuk janë bosh. Mario Monti është formalisht Kryeministër dhe Këshilli i Ministrave mblidhet rregullisht, por të gjithë janë në regjim dorëheqjeje, pra vetëm për “administrimin normal” dhe në pamundësi për të kryer vendimarrje politike të qënësishme.
Balkan Insight denoncon një biznes të padeklaruar të Andis Harasanit
Një raportim me titull “Zbulohet biznesi i fshehtë i Andis Harasanit”, i shkruar nga Altin Raxhimi e Besar Likmeta, ka filluar të publikohet në shumicën e siteve të lajmeve online. “Të dhënat e nxjerra nga një mal me dokumente që ranë në dorë të një grupi gazetarësh investigativë, tregojnë se 41 vjeçari Harasani, i cili u largua nga parlamenti një vit para përfundimit të mandatit shtatorin e kaluar, përdori adresë në Bon për të regjistruar një kompani 8 mijë kilometra në më perëndim në parajsën fiskale të Ishujve Virxhin të Britanisë.
Kundërsulm i PD-së në mbrojte të epërsisë së saj rurale
Pas një viti që PS-ja ka shpalusor në shumë fshatra programin e saj për zhvillimin rural, PD-ja sot po zhvillon në Pallatin e Kongreseve konventën e dytë, pas asaj për punësimin, me fokus mbështetjen ndaj fermerëve shqiptarë. Duke e ndjerë se programi dhe fushata agresive e PS-së për fshatin mund të pakësojnë epërsinë rurale të PD-së (në zgjedhjet e 2009-ës pati një epërsi rurale prej 44 mijë votash, ndërkohë që PS-ja pati një epërsi prej 22 mijë votash në qytete), sot u lëshuan lumë premtimet e drejtuesve të PD-së për fermerët.
AK-ja i bashkohet shqetësimit lidhur me KQZ-në
Aleanca Kuqezi i është bashkuar shqetësimit të PS-së e LSI-së lidhur me ndërhyrjen e maxhorancës në KQZ, madje e ka bërë këtë me tone të forta, që janë në stilin e saj. “Kambana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katër duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur”, theksohej në fillim të një deklarate të lexuar nga zëdhënësi i lëvizjes.
Dritan Prifti i rikthehet videopërgjimit: Rama çfarë s’ka bërë për t’ma mbushur mendjen
Gazetarja Lindita Çela i ka marrë një intervistë Dritan Priftit, i cili ka kohë që ndihet i braktisur nga të gjithë. Sikur të mos ish mjaft braktisja, i ka ardhur “si për inat të tij” dhe pakti Rama-Meta, që ia nxjerr të kotë e absurd të gjithë atë që bëri me video-përgjimet. I është rikthyer kësaj fabule, por tani për të denoncuar Ramën.
Disa shifra për sektorin e ndërtimit
Sektori i ndërtimit duket se mbetet dega e ekonomisë së vendit tonë që nuk po gjen më rrugëdalje. Nuk janë vetëm ndërtuesit që prej kohësh e kanë ngnritur alarmin e këtij sektori, me shkurtime vendesh pune, me reduktim shpenzimesh apo stanjacion ndërtimi. Vetë treguesit ekonomikë të publikuara nga institucionet shtetërore, dëshmojnë krizën që po kalon ky sektor. Kështu lejet e reja të ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2012 rezultuan sërish në numër të pakët.