AK-ja i bashkohet shqetësimit lidhur me KQZ-në

Postuar në 12 Prill, 2013 12:31

Aleanca Kuqezi i është bashkuar shqetësimit të PS-së e LSI-së lidhur me ndërhyrjen e maxhorancës në KQZ, madje e ka bërë këtë me tone të forta, që janë në stilin e saj. “Kambana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katër duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur”, theksohej në fillim të një deklarate të lexuar nga zëdhënësi i lëvizjes.

Deklarata vijon më tej, duke mos harruar të përmendin formulën e Spahiut “shtetasi Berisha”: “Shtetasi Sali Berisha po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fictive… Aleanca Kuq e Zi si e vetmja forcë opozitare që ka qëndruar e palëkundur në pozitën e saj kundër çdo akti tradhtie të shtetasit Berisha, i bën thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit”.

Zëdhënësi e mbyll me fjalët: “[Ky gjest] është sinjali i urisë për pushtet të paepur të shtetasit Berisha, dhe … tregon qartë që po shkojmë drejt një modeli bolshevik të sundimit të Shqipërisë”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.