Disa shifra për sektorin e ndërtimit

Sektori i ndërtimit duket se mbetet dega e ekonomisë së vendit tonë që nuk po gjen më rrugëdalje. Nuk janë vetëm ndërtuesit që prej kohësh e kanë ngnritur alarmin e këtij sektori, me shkurtime vendesh pune, me reduktim shpenzimesh apo stanjacion ndërtimi. Vetë treguesit ekonomikë të publikuara nga institucionet shtetërore, dëshmojnë krizën që po kalon ky sektor. Kështu lejet e reja të ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2012 rezultuan sërish në numër të pakët. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në gjithë Shqipërinë u dhanë gjithsej 73 leje të reja ndërtimi, me një rënie prej 89% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Në Qarkun e Tiranës u dhanë gjithsej 34 leje, në atë Durrësit 13 dhe në Qarkun e Vlorës 12. Kriza në sektorin e ndërtimit e ka frenuar ndjeshëm nismën e investitorëve për projekte të reja. Në gjithë vitin 2012, në Shqipëri u dhanë vetëm 147 leje ndërtimi, vlerë që është pothuajse sa një e pesta e lejeve që u dhanë vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2011.
Në Bashkinë e Tiranës një efekt në numrin e vogël të lejeve ka pasur edhe procesi i miratimit të planit të ri rregullues, por problemi kryesor është padyshim kriza e sektorit të ndërtimit dhe e pasurive të paluajtshme. Po kështu sipas këtij institucioni për tremujorin e katërt 2012 sektori i ndërtimi pësoi një rënie me 15.4% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të mëparshëm. Për gjithë vitin 2012, prodhimi në sektorin e ndërtimit ka rënë me 16.8%. Ndërtimi ka qenë një ndër sektorët kryesorë të ekonomisë, por që tashmë është dëshmi e qartë e krizës që po kalon vendi ynë, duke mos patur gjithashtu një ide të qartë se cila do të jetë rruga e shpëtimit të ndërtimit, apo e një destinacioni të ri të planifikuar, afatgjatë dhe të qëndrueshëm. E.Shehu
Comments
Nuk ezksiton rruga e

Nuk ezksiton rruga e shpetimit e ndertimit! Disa do te falimentojne e pike! Dhe kemi 22 vite qe presim dike te madh te falimentoje. Eshte proces i shendetshem per demokracine dhe kapitalizmin. Kuptohet, nqs nuk nderhyn kryeministri i ri dhe i merr objektet e pashitura te shokeve e i kthen ne shtepi per t'u blere nga shteti per te pastrehet! Ose ndonje tjeter maskarllek albanens!

Jane ne krize?! Ishalla

Jane ne krize?!

Ishalla falimentojne te gjith po t'me pyesesh mu. Jane kto plera te babzitur per lek qe s'lan centimetra katroj pa ndertuar pallat. Na e shkaterruan vendin nga ana urbanistike. Shkaterrim qe do 50 vite te riparohet.

Sa per gazetarin, te beje pak nje analize te thjeshte. Ndertimi nuk do kthehet me ne motorrin e ekonomise sepse jemi nje nga vendet me numrin e banesa per numer popullsi me te madh ne europe. Nuk ka nevoje tregu per me shume apartamente.

Kete statistiken qe ne

Kete statistiken qe ne qenkemi vend me numrin me te madh te banesave per popullsi ne Europe nuk di nga e ke nxjerr? Ne radhe te pare faktoret e banimit maten me meter katror per fryme dhe jo me numer banesash. Fakte eshte qe biznesi i ndertimit eshte fusha kryesore e pastrimit te parave ne Shqiperi, dhe si rrjedhoj ka ndodhur ai bastardim urbanistik qe ne shohim sot, sepse nuk ka funktionuar kerkes oferta, por eshte dashur me doemos te pastrohet leku!

Add new comment