Arkiv-Lajme
Fatos Tarifa “shpërthen”: Demokracia jonë është e dyshimtë; ndërsa Berisha është “një fytyrë, një fatkeqësi”
Pedagogu i UET-it, sociologu e ish ambasadori Fatos Tarifa nuk para është shprehur për çështje të politikës së ditës. Por e ka bërë sot me anë të një shkrimi të publikuar në Mapo. Është tronditur nga séanca parlamentare e mbrëmjes, kur u shkarkua anëtari i KQZ-së, Muho. Dhe sipas Tarifës, me atë seancë u provua se kjo maxhorancë nuk e ka më atë legjitimitet që kish katër vjet më parë, dhe se rendi demokratik nuk është vetëm i brishtë, por edhe i dyshimtë.
Berisha zbulon një nga cilësitë e veta kryesore: Nuk kam gënjyer kurrë; dhe këtë ia detyroj babait tim
Panorama ka zënë të publikojë ca intervista atipike të personazheve të rëndësishëm të politikës e të jetës publike shqiptare. Janë “atipike”, pasi pyetjet janë bërë nga adoleshentët. Është një iniciativë e Leonard Bombajt, i cili më pas ka bërë një libër me intervista të tilla.
Dita: Mund të ketë sot dorëheqje të tjera në KQZ. Panorama: Volfarth do largohet para mbarimit të mandatit
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfarth, ka dhënë dorëheqjen pak ditë më pare – shkruan faqja online e Panoramës dhe citon Volfarthin: “Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë që shumë do e ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Kjo bëhet brenda këtij viti. Meqë jemi këtu dua të theksoj se unë do të rri edhe për zgjedhjet”.
Diplomatë e ish-diplomatë të shqetësuar prej turravrapit të Berishës
Deklaratat e shqetësuara të të huajve po pasojnë njëra tjetrën. Gjesti i fundit i Berishës, i n-ti, duket se i ka vënë kapakun bindjes së tyre se kryeministri shqiptar nuk do të ndalet më në rrugën “për t’i fituar zgjedhjet e 23 qershorit”. Thuhet se ambasadori Arvizu ka pasur mbrëmë një bisedë tepër të tensionuar me kryeministrin shqiptar.
Shënim: Boxing vs. street fighting
Boksi i ringut (boxing në anglisht), megjithëse jo shumë i përhapur në Shqipëri është sport i mirënjohur ndër shqiptarët. Ndërsa boksi i rrugës (street fighting në anglisht) njihet vetëm nga filmat e Hollivudit. Boksi i ringut është një sport vërtet i ashpër, por zhvillohet sipas disa rregullave rigoroze që rrallë shkelen. Ndërsa në boksin e rrugës, konkurentët luftojnë për të fituar, pa ju nënshtruar asnjë rregulli, deri sa njëri prej tyre të vdesë ose të bjerë në tokë pothuaj i vdekur.
Dorëhiqet nënkryetari i KQZ-së
Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. “Në rrethana si këto, kur mbrojtja ligjore e institucionale që supozohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve”, shkruan Biba në letrën e tij të dorëheqjes.
Keqardhje, u injoruam - thotë Holtkemper për KQZ-në
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller Holtkemper, në një intervistë për “Top Channel” thotë se kërkesat dhe insistimi i komunitetit ndërkombëtar për mos të prekur KQZ-në, u injoruan.
Sondazhi në Turqi: “Të rrahësh gruan? Pse jo, kur e kërkon puna?”
Një Qendër e natyrës akademike që merret me problemet e gruas në Turqi (Universiteti i Kirikkale-s), është bërë tok me një OJQ (Mutlu Cocuklar Dernegi – Shoqatë e Fëmijëve të Lumtur), dhe kanë bërë një sondazh mbi dhunën shtëpiake. Rezultatet nuk janë shumë europiane. 34% e të intervistuarëve është me idenë se dhuna mbi gratë “kur duhet, duhet”, ndërsa 28% e tyre janë me idenë se dhuna mbi gratë është një mënyrë për t’i mbajtur nën kontroll e të disiplinuara.
Ardian Vehbiu: “Ok” ndryshimeve të propozuara në drejtshkrimin e shqipes standarde, por urgjenca është tjetër
“Jam i bindur se të gjitha sugjerimet janë me vend, dhe të arsyetuara mirë; edhe pse për disa mund të gjenden lehtësisht kundërargumente; gjithsesi, anëtarët e Këshillit [Ndërakademik] janë profesionistë të padiskutueshëm të fushave të tyre dhe e dinë për çfarë flasin”, thotë Ardian Vehbiu në krye të një shkrimi me titull “Male me barrë”, të publikuar në blogun e vet Peizazhe të Fjalës, në të cilin është ndalur tek takimi i sotëm i Këshillit Ndërakademik për çështje të disa ndryshimeve në drejtshkrimin e shqipes standarde.
“Kundërsulmi” i LSI-së: Për hir të parimit të zbuluar nga Berisha, e majta do vendosë Vendorin nën kontroll (viktima e parë, Kosovrasti)
Këshilltarët e majtë PS+LSI kanë nisur pak minuta më parë një mbledhje, gjatë të cilës pritet të kërkohet shkarkimi i Njazi Kosovrastit (PD) nga posti i kryetarit të Këshillit Bashkiak. Në Bashkinë e Tiranës, këshilltarët e majtë janë shumica. Mbledhja e këshilltarëve të majtë po zhvillohet në ambientet e hotel “Tirana”, nga ku pritet të dilet me një kërkesë, e cila do të paraqitet në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak – njofton faqja online e gazetës DITA.
