Shënim: Boxing vs. street fighting

Boksi i ringut (boxing në anglisht), megjithëse jo shumë i përhapur në Shqipëri është sport i mirënjohur ndër shqiptarët. Ndërsa boksi i rrugës (street fighting në anglisht) njihet vetëm nga filmat e Hollivudit. Boksi i ringut është një sport vërtet i ashpër, por zhvillohet sipas disa rregullave rigoroze që rrallë shkelen. Ndërsa në boksin e rrugës, konkurentët luftojnë për të fituar, pa ju nënshtruar asnjë rregulli, deri sa njëri prej tyre të vdesë ose të bjerë në tokë pothuaj i vdekur.
Deri pardje, gara elektorale mes mazhoranës dhe opozitës dukej se do të ishte një ndeshje e ashpër boksi ringu. Por nga dje, ajo duket se do të jetë një ndeshje boksi rruge, për jetë a vdekje.
Në emisionin e sotëm të Ilva Tares, Ditmir Bushati, deputet i PS-së, tha se ndaj shkakrimit të një anëtari të KQZ-së në Kuvend, do të ketë një “kundërpërgjigje të përpjesshme” nga opozita e bashkuar. Dhe kundërpërgjigjia ka filluar. Këshilltarët e opozitës së bashkuar në Bashkinë e Tiranës firmosën sot kërkesën për shkarkimin e kryekeshilltarit Njazi Kosovrasti, ndërkohë që po përgatiten të njëjtat hapa në të gjitha këshillat bashkiake e komunare në mbarë vendin. Ndërsa në KQZ, filloi sot dorëheqja e anëtarëve të propozuar nga opozita. Street fighting…
E.Zaloshnja
Add new comment