Dita: Mund të ketë sot dorëheqje të tjera në KQZ. Panorama: Volfarth do largohet para mbarimit të mandatit

Postuar në 17 Prill, 2013 02:54

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfarth, ka dhënë dorëheqjen pak ditë më pare – shkruan faqja online e Panoramës dhe citon Volfarthin: “Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë që shumë do e ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Kjo bëhet brenda këtij viti. Meqë jemi këtu dua të theksoj se unë do të rri edhe për zgjedhjet”.

Kurse DITA njofton për dorëheqje të  tjera në KQZ në një artikull mbi situatën politike. “Pas dorëheqjes së nënkryetarit Denar Biba priten sot dorëheqje të tjera – shkruan DITA duke theksuar se gjasat janë  që  të shkohet drejt një  rikompozimi të  KQZ-së. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.