Ardian Vehbiu: “Ok” ndryshimeve të propozuara në drejtshkrimin e shqipes standarde, por urgjenca është tjetër

“Jam i bindur se të gjitha sugjerimet janë me vend, dhe të arsyetuara mirë; edhe pse për disa mund të gjenden lehtësisht kundërargumente; gjithsesi, anëtarët e Këshillit [Ndërakademik] janë profesionistë të padiskutueshëm të fushave të tyre dhe e dinë për çfarë flasin”, thotë Ardian Vehbiu në krye të një shkrimi me titull “Male me barrë”, të publikuar në blogun e vet Peizazhe të Fjalës, në të cilin është ndalur tek takimi i sotëm i Këshillit Ndërakademik për çështje të disa ndryshimeve në drejtshkrimin e shqipes standarde.
Nuk është hera e parë që Vehbiu merret me këtë argument (gjuha është pasioni e profesioni i tij), por pasi u thotë ‘ok’ ndryshimeve të propozuara, lë të kuptohet se për të u mbars mali e polli një mi. Shkurt, ai lë të kuptohet se nuk është kapur demi nga brirët. “Promotorët e ndryshimeve të tilla …. duhej të kishin sqaruar, paraprakisht ose në udhë e sipër, nëse sugjerimet e tyre mëtojnë të zgjidhin vërtet ndonjë problem real të përdorimit të shqipes sot…”, sqaron Vehbiu “por”-in e tij të rëndësishëm. Sipas tij, “sot ka urgjencë jo për reformë të drejtshkrimit, por për një fushatë serioze, kapilare dhe të përkushtuar për t’i bindur përdoruesit që të respektojnë rregullat drejtshkrimore dhe gramatikore të shqipes standard, dhe ashtu të mbrojë shqipen publike nga përpjekjet, ndonjëherë haptazi krahinore, për privatizim”.
Dhe e mbyll: “Vërtet, kalime si ky nga lajmëtar në lajmtar e nga mjekësi në mjeksi, ose ky tjetri nga hasm në hasëm mund të arsyetohen bindshëm; por çfarë efekti të përfillshëm mund të kenë stukime të tilla, në një kohë kur përdoruesit e shqipes, veçanërisht të brezave të rinj, janë duke humbur vetë disiplinën e brendshme gjuhësore, pse nuk po e ndiejnë më të vetvetishme shtysën për t’u shprehur në publik sipas rregullave që imponon qytetaria moderne?”
Shkrimin e plotë ë Vehbiut mund ta ndiqni në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/04/15/male-me-barre/
Comments
Deri dje Vehbiu thoshte qe
<p>Deri dje Vehbiu thoshte qe keta dhe propozimet qe ofrojne jane qesharake, pastaj tha qe keto ndryshime nuk duhen bere se ashtu si vajzes qe rritet e behet 18 vjec e kerkon lirine e te rriturit, ate, lirine, babai duhet t'ja japi asaj avash-avash, me porcione, qe te mos e demtoje (ose vrase). Tani, qe te gjithe e pame se arsyetimet e komisionit ishin pak a shume te pranueshme, Vehbiu kercen ne nje dege tjeter dhe kerkon ta neutralizoje kete proces me ate te imperativit te mesimit te gjuhes shqipe (a thua se shqiptaret e qanin gjuhen shqipe deri para 20 vjetesh dhe tani jane cthurrur, domosdo per shkak te Berishes, e nuk po e mesojne me gjuhen). </p><p>E rendesishme eshte te flasesh. Une flas, une jam! </p>
Në fakt problematik është
<p>Në fakt problematik është theksi jugor ose toskërisht tek standarti. Ky theks denigron pjesën tjetër te popullsise. Ky penalizim ose kjo padrejtesi duhet rishikuar. Më bëri përshtypje te madhe Edi Rama kur përdori në vend te r-s, germën n, tek hiri, kuptohet se kishte nota ironie. Dhurate nga standarti, jam kurioz ta di, sesi i thote Qosja hirit në shtëpi!?</p>
Add new comment