Arkiv-Lajme
Rama bën ironi me Nishanin pas dekretimit të Tom Ndrecës: E pse Toma paska merita më shumë se Sashenka?
Presidenti ka dekretuar emërimin e gjyqtarit Tom Ndreca si anëtar të Gjykatës së Lartë. Tom Ndreca u bë i famshëm gjatë zgjedhjeve lokale të fundit, kur në cilësinë e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor, dha votën në favor të demokratëve në çështje tepër të diskutueshme në pikëpamje juridike. Emërimin e Ndrecës në Gjykatën e Lartë s’e ka pritur mirë i pari i socialistëve, Edi Rama. Ai ka shkruar shpejt e shpejt, në mënyrë ironike, një 140 karaktersh në profilin e tij në twitter, ku i tërheq vëmendjen Presidentit për një harresë që “ka bërë”.
TIME 100: Malala Yousafzai, Barack Obama, Kim Jong-un dhe Jay-Z janë të parët në listën e njerëzve më me ndikim në botë sipas revistës së famshme!
Malala Yousafzai, Barack Obama, Jay-Z dhe Kim Jong-un dhe Jay-Z: çfarë i bashkon një vajzë nga Pakistani, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një rapper multi-milioner dhe liderin suprem i një shteti të izoluar socialist? I bashkon lista e 100 njerëzve më me ndikim në botë, përpiluar nga revista prestigjioze Time.
Gjoba e Apelit ndaj Dalipit, hakmarrje e Bashës për bashkimin e këshilltarëve të PS dhe LSI?
Vazhdon kërbaçi gjyqësor ndaj opozitës. Sipas Gazetës Shqip, Gjykata e Apelit ka vendosur që të dënojë me 200 mijë lekë gjobë Aldrin Dalipin, kreun e këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës për….shpifje! Padia për shpifje është ngritur kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, ndaj Dalipit në lidhje me deklaratat e këtij të fundit lidhur kioskat e vendosura tek rruga pedonale. Interesant është kundër-përgjigjia e Dalipit, në Twitter, që thotë se ky vendim është vetëm një presion që i bëhet në një kohë që Basha ka humbur shumicën në këshill bashkiak.
Berisha ka rigjetur target-in. Eshtë Nar Koka. Por ky i fundit ia kthen: je bërë si Ver Llapa
Ka disa ditë, saktësisht qysh prej ditës kur Ilir Meta i iku nga nga koalicioni, që Berisha ka futur si personazh të narrativës së vet publike Nar Kokën, vëllain e Lefter Kokës, kunatin e Agron Dukës, ish mikun e Fatos Nanos, mikun e sotëm të Ilir Metës, dhe – kjo ka rrezik të mbetet e dhëna më e rëndësishme e biografisë së tij – dëshmitari i vetëm i takimit të Lalzit mes Ramës e Metës.
Hans Joachim Lanksch: Duhet mësuar nga gjermanët, që tekstet shkollore të historisë i pastruan prej gjuhës së urrejtjes
Përkthyesi i njohur nga shqipja në gjermanisht, Hans Joachim Lanksch ka shkruar një artikull, me të cilin ka dashur ta thotë të vetën mbi debatin e rishikimit të teskteve shkollore të historisë pas kërkesës së bërë nga Turqia zyrtare. Artikullin e ka publikuar tek shqiptarja.com, dhe në të ai sjell modelin gjerman të pasluftës së dytë botërore, që “mund të shërbejë për vendet e Ballkanit”.
Vulgariteti parlamentar zbardhet e pushton faqet e gazetave
Të gjitha të përditshmet i kanë dhënë një hapësirë (që s’e ka hak) kacafytjes parlamentare të djeshme, në qendër të së cilës ishte, siç ndodh shumë shpesh, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, sikur të mos jetë mjaft që mban qëndrime partizane, është vënë në garë kohët e fundit me deputetët gjuhëzgjidhur e vulgarë. Duhet thënë se parlamenti shqiptar nuk është shquar ndonjëherë për klas e elegancë, por nuk kish zbritur ndonjëherë në këto nivele.
Rama “i jep merita” dhe Qosjes që opozita nuk është më me duar në xhepa
Rexhep Qosja ka një ndikim jo të vogël tek partitë e opozitës në Tiranë. Ai ka kohë që ia ka marrë këtë ‘fron’ Dritëro Agollit, që gazetarët vijojnë ta quajnë ‘patriarku i së majtës’. Dhe këtë ndikim Qosja e ka dhe mbi Edi Ramën. Ky i fundit ka rrëfyer dje gjatë përurimit të librit të Qosjes një anektodë, më saktë ka rrëfyer se si një artikull i studjuesit kosovar ia ka korrektuar sjelljen publike në një rast:
Qosja: Nuk do munden ta prekin standardin; Hivzi Islami ëhstë niveli i ulët akademik
Në përurimin e librit të tij me titull “Shqipëria e Kosova, si janë e si duhet të jenë”, Rexhep Qosja i kthehet dhe çështjes së gjuhës letrare kombëtare apo, siç e quajmë rëndom, standardit. Dhe ai vijon të jetë një nga mbështetësit më të zjarrtë të këtij standardi. “Nuk besoj se mund ta vendosin dot [të ndryshojnë standardin]. Nuk do të lejohet nga shqiptarët një gjuhë e fabrikuar nga standardi i atyre që nuk arrijnë të shohin përtej xhamisë e bajrakut të tyre.”
A ka manipuluar administrata e Kuvendit dokumentat e rrëzimit të rezolutës çame në 2004?
E përditshmja DITA ka një gjetje interesante në numrin e sotëm lidhur me debatin mbi rezolutën came. Ka gjetur dhe botuar faksimile të gazetave Koha Jonë, Shekulli, Panorama, Ballkan etj, të prillit 2004 në ditët pas votimit të Kuvendit mbi këtë rezolutë. Dhe aty shihen intervista e deklarime nga Sabri Godo, Fatmir Mediu, Sabit Brokaj, Skënder Gjinushi, Taulant Dedja etj, të cilët reagojnë për… mosmiratimin e rezolutës në Kuvend. Duket se ajo rezolutë është rrëzuar në 2004. Ndryshe thuhet sot publikisht nga PD, Topalli dhe Idrizi.
Lubonja ka disa "vërejtje gjuhësore" për komentuesit e paktit Rama-Meta
Fatos Lubonja ka botuar një opinion në të përditshmen Panorama ku thotë dhe ai të vetën lidhur me marrëveshjen Rama-Meta. Por ndër të tjera bën edhe një “vërejtje gjuhësore” për komentimet e deritanishme në media. Shkruan Lubonja: