A ka manipuluar administrata e Kuvendit dokumentat e rrëzimit të rezolutës çame në 2004?

E përditshmja DITA ka një gjetje interesante në numrin e sotëm lidhur me debatin mbi rezolutën came. Ka gjetur dhe botuar faksimile të gazetave Koha Jonë, Shekulli, Panorama, Ballkan etj, të prillit 2004 në ditët pas votimit të Kuvendit mbi këtë rezolutë. Dhe aty shihen intervista e deklarime nga Sabri Godo, Fatmir Mediu, Sabit Brokaj, Skënder Gjinushi, Taulant Dedja etj, të cilët reagojnë për… mosmiratimin e rezolutës në Kuvend. Duket se ajo rezolutë është rrëzuar në 2004. Ndryshe thuhet sot publikisht nga PD, Topalli dhe Idrizi. Në botimin e sotëm të Ditës është edhe një koment i Servet Pëllumbit mbi këtë fakt, ku ndër të tjera ai thotë:
“Kjo që po ndodh është një histori e paprecedentë në historinë e parlamentarizmit shqiptar... Ajo që ndodhi është pasqyruar besnikërisht në shtypin e asaj kohe. Më vjen jashtëzakonisht keq për Kryetaren aktuale të parlamentit që lejon të bëhen të tilla spekulime. Vendimet që merren në seancat parlamentare janë historike dhe të dhëna një herë e përgjithmonë. Ato nuk mund të ndryshohen sipas oreksit të njërit apo tjetrit pas 9 vjetësh! Kjo është një papërgjeshmëri e paimagjinueshme, që vetëm i diskrediton autorët e kësaj maskarade.Edhe administrata e Kuvendit nuk duhet të lejojë nëpërkëmbje të tilla që i bëhen nga pushtetarë të përkohshëm. Tjetër... Unë mendoj, se kjo është një tallje e madhe që po bëhet me komunitetin çam dhe me çështjen çame. Sepse, në fund të fundit, çfarë i duhet një rezolutë e dyshimtë këtij komuniteti..? a.n.
Comments
Jozefina eshte gati te
<p>Jozefina eshte gati te ndryshoje edhe atesine, nese kete ia kerkojne Sali Bërisha dhe PD-ja. Dijeni mire ju, trutharët qe nuk ndaleni edhe para krijimit te situatave si ne vitin 1997!</p>
Add new comment