Rama “i jep merita” dhe Qosjes që opozita nuk është më me duar në xhepa

Rexhep Qosja ka një ndikim jo të vogël tek partitë e opozitës në Tiranë. Ai ka kohë që ia ka marrë këtë ‘fron’ Dritëro Agollit, që gazetarët vijojnë ta quajnë ‘patriarku i së majtës’. Dhe këtë ndikim Qosja e ka dhe mbi Edi Ramën. Ky i fundit ka rrëfyer dje gjatë përurimit të librit të Qosjes një anektodë, më saktë ka rrëfyer se si një artikull i studjuesit kosovar ia ka korrektuar sjelljen publike në një rast:
“Njëherë, në një shkollë, nuk di në ç’rrethana, i kisha vënë duart në xhepa, dhe kështu më kapën kamerat televizive që pamjet i transmetuan siç i morën. Më pas lexova një artikull të Rexhep Qosjes, një artikull me titull ‘Opozita me duar në xhepa’, një artikull i ndërtuar me një artikulim të hollë e me një gjuhë gërvishtëse lidhur me faktin që opozita ish me duar në xhepa. Qysh nga ajo ditë e publikimit të këtij artikulli, nuk i mbaj më duart në xhepa. Ju ftoj në një sfidë që të më gjeni një foto tjetër, ku të kem dalë me duar në xhepa pas atij momenti”.
Re.Pu.
Comments
Cfare problemi paska Rama?
<p>Cfare problemi paska Rama? Aman se forcat e NATO s duhet te nderhyne dhe ta zgjidhin kete ceshtje! Na eshte bere politika me keq se Big Brother...jarebi!!!</p>
Add new comment