Berisha ka rigjetur target-in. Eshtë Nar Koka. Por ky i fundit ia kthen: je bërë si Ver Llapa

Ka disa ditë, saktësisht qysh prej ditës kur Ilir Meta i iku nga nga koalicioni, që Berisha ka futur si personazh të narrativës së vet publike Nar Kokën, vëllain e Lefter Kokës, kunatin e Agron Dukës, ish mikun e Fatos Nanos, mikun e sotëm të Ilir Metës, dhe – kjo ka rrezik të mbetet e dhëna më e rëndësishme e biografisë së tij – dëshmitari i vetëm i takimit të Lalzit mes Ramës e Metës.
Berisha e ka përmendur emrin e tij në të gjitha aktivitetet, ku ka shkuar ditët e fundit. Kish kohë që nuk ia përmendte emrin njeriut që u dënua me burg me akuzën për kontrabandë disa javë pas ardhjes së tij në pushtet. Por këtë herë ia ka kthyer dhe Koka. “Nuk ia kam frikën Berishës, pasi është bërë si Ver Llapa”, ka thënë ky i fundit i intervistuar nga televizioni A1 report.
Kush është Ver Llapa? Ver Llapa është një personazh “shumë i njohur” i jetës urbane në kryeqytet, që rri të shumtën e kohës nëpër kryqëzimet e kryeqytetit, dhe ka marrëdhnie konfidenciale me të gjithë grahësit e makinave, të cilëve u nxjerr vazhdimisht gjuhën si një mënyrë për t’u kërkuar ta asistojnë financiarisht me sa të kenë mundësi.
Re.Pu.
Comments
Ky Nari po qe ja mbledh

Ky Nari po qe ja mbledh Saliut

I modh fare, po ku je gjete

I modh fare, po ku je gjete tamam. Kushna do i thrasmi tani e mrapa. Ver LLapa ene jo Sala. E merito per gjith urretje, qe ka mbjell ne popull per 22 vjete ndasite dhe goje cenef i politikes kampione. A e mendoni se sa mire do te jete politika dhe Shqiperia tani e prapa pa Ver LLapen.

Lum si ju o gazetare ca

Lum si ju o gazetare ca botoni

Ver Llapa e mori kete
Ver Llapa e mori kete pseudonim rreth viteve 80 si tallje indirekte e Enverin. Ishte nje mundesi per shfryre mllefin ndaj diktatorit qe po kalbej. Prandaj edhe emri Ver. Ndoshta e ka pasur me te vertete Enver. Shume i njohur tek kryqezimi i 21 dhjetorit. Per tironcit qe e mbajne mend. Se per maloket ky kryqezim ndoshta quhet ndryshe sot
Veri eshte Pezak dhe nuk

Veri eshte Pezak dhe nuk shkon me thrit nje si Sala me emrin e nji Pezaku.

O Abomb ja ke fut krejt kot

O Abomb ja ke fut krejt kot se ne vitet 80 nuk kishte "kek" motre qe te tallej as direkt e as indirekt me Enverin lere cfare dalin tani lloj lloj disidentesh te asaj dekade me Kadarene ne krye si disident. Une vete jam cun Tirone, kemi bo horlliqe, pare program plus apo Electric Blua por tallje me nenkuptim per xhaxhin kurresesi se te qetheshin organet gjenitale te pakten sa te ishte ai gjalle deri ne 85 e 2-3 vitet ne vazhdim. Dsidenca e vertete lindi ne 88 e ne vazhdim kur fershellehej Dirty Diana dhe shqyheshin kangjella ambasadash te inkurajuar per jete qe e perceptonim nepermjet programeve te ndjekura me ndihmen e kanoceve. Po ti je tironc nga ata qe ndertonin yje per enverin neper cepa pallatesh apo perbri shtepise se kultures se fshatit dhe te 21-shi dilje vetem te dielave ne 7 te mengjesit per te shitur qepet e bahces apo domatet e vjedhura neper serra periferish.

Add new comment