Lubonja ka disa "vërejtje gjuhësore" për komentuesit e paktit Rama-Meta

Fatos Lubonja ka botuar një opinion në të përditshmen Panorama ku thotë dhe ai të vetën lidhur me marrëveshjen Rama-Meta. Por ndër të tjera bën edhe një “vërejtje gjuhësore” për komentimet e deritanishme në media. Shkruan Lubonja:
“Ka një keqkuptim tek ata që mendojnë se “pragmatist” është e kundërta e një “moralisti”, apo se një pragmatist është një qenie që e shkel të moralshmen për të arritur suksesin. Filozofia pragmatiste nuk na mëson kurrsesi përdorimin e çdo mjeti imoral për arritjen e suksesit. Ky mund të quhet “makiavelizëm” në kuptimin e keq që ka marrë ky term – si një keqkuptim dhe thjeshtëzim i Makiavelit – e që e ka përdorur Meta për Ramën jo shumë kohë më parë. Kurse pragmatizmi na mëson se vetëm ato ide apo akte që rezultojnë të suksesshme ngase janë provuar nga përvoja njerëzore janë të vlefshme dhe të vërteta. Për shembull, kur themi se dashuria është më e mirë se urrejtja – sipas pragmatistëve – nuk se kemi ndonjë teori për ta provuar se kjo ide/bindje e jona është vërtetë, por kemi diçka shumë më të rëndësishme: një përvojë praktike që na e ka provuar koha. E njëjta gjë mund të thuhet për ndershmërinë në raport me vjedhjen, sinqeritetin në raport me gënjeshtrën etj. Në këtë kuptim pragmatistët pranojnë edhe rolin e feve dhe të mësimeve të tyre morale që përvoja njerëzore i ka provuar si të vlefshme për njeriun dhe shoqërinë…” (a.n.)
http://www.panorama.com.al/2013/04/17/marreveshja-rama-meta-...
Comments
Lubonja vazhdon qe te

Lubonja vazhdon qe te kontriboje ne krijimin e klimes "business as usuall" pas furtunes se KQZ. Kjo tregon sa ndyresisht Lubonjizmi eshte futur ne shtypin shqipetar per te relativizuar pucin dhe vjedhjen e zgjedhjeve te rradhes. Ne jetojme ne dy diktatura:

Njera eshte diktatura e injoranteve qe njohin vetem dhunen dhe kjo perfaqesohet nga Saliu, Nishani, Muli, Xhozi, Kulicaj etj.

E dyta eshte diktatura e intelektualeve shterpe qe merren qellimisht me gjera dytesore nderkohe kur 1997 po duket gjithnje e me afer. Keta jane bombat tymese ne betejen propapgantistike qe perdoren per devijmim e debatit. Keta thjesht zevendesojne me ca grimca intelektuale budallallekun e Mulit ne debatin politik anti opozite. Kjo eshte llustra properendimore e ketij rregjimi primitiv. Ashtu si akademiket dhe kisha serbe justifikoi Miloshevicin ne krimet e tij te njejten gje ben edhe Lubonja duke mbyllur nje sy me shkeljet spektakolare te demokracise duke na folur si prifti i fshatit tek Opinioni i Fevzos. Edhe Withers nga Amerika arrin ta shohe qe "te gjithe jane njelloj" eshte karte pro-Sali. Kaq mjafton per ta injoruar kete intelektual qe ofron vetem shterpesi por edhe ndyresi sepse kete e ben me qellim per te sabotuar krijimin e frymes anti-rregjim.

Add new comment