TIME 100: Malala Yousafzai, Barack Obama, Kim Jong-un dhe Jay-Z janë të parët në listën e njerëzve më me ndikim në botë sipas revistës së famshme!

Postuar në 19 Prill, 2013 08:55

 

Malala Yousafzai, Barack Obama, Jay-Z dhe Kim Jong-un dhe Jay-Z: çfarë i bashkon një vajzë nga Pakistani, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një rapper multi-milioner dhe liderin suprem i një shteti të izoluar socialist? I bashkon lista e 100 njerëzve më me ndikim në botë, përpiluar nga revista prestigjioze Time.

Revista e ka ndarë listën në 5 seksione - Titanët, pionierët, udhëheqësit, ikonat dhe artistët – dhe aty përfshin njerëz nga politika, aktivizmi, sporti, artet dhe shkenca, të gjithë ata që mendohet se kanë mundur të ndiikojnë në ndryshimin e botës për mirë ose për keq.

Krahas Jay-Z në seksionin “Titanët” janë stilisti Michael Kors, ndihmësi i afërt i Vladimir Putinit, Igor Sechin, dhe ylli i basketbollit  Lebron James.

Midis atyre që konsiderohen të jenë pionierë janë aktori i Bollywoodit dhe aktivisti Aamir Khan, satiristi egjiptian Bassem Youssef dhe presidenti i parë i zi i Gjykatës Supreme të Brazilit, Joaquim Barbosa.

Si presidenti Obama dhe nënpresidenti Joe Biden kanë zënë vend në seksionin e liderëve përkrah Kim Jong-un dhe papës së sapo inauguruar, Francis.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.