Qosja: Nuk do munden ta prekin standardin; Hivzi Islami ëhstë niveli i ulët akademik

Në përurimin e librit të tij me titull “Shqipëria e Kosova, si janë e si duhet të jenë”, Rexhep Qosja i kthehet dhe çështjes së gjuhës letrare kombëtare apo, siç e quajmë rëndom, standardit. Dhe ai vijon të jetë një nga mbështetësit më të zjarrtë të këtij standardi. “Nuk besoj se mund ta vendosin dot [të ndryshojnë standardin]. Nuk do të lejohet nga shqiptarët një gjuhë e fabrikuar nga standardi i atyre që nuk arrijnë të shohin përtej xhamisë e bajrakut të tyre.”
Qosja është pro ndyrshimeve e përmirësimeve, por diskutimet që kanë filluar ai i sheh “me një frymëzim tjetër, frymëzim politik”, dhe këtu gjen rast të ndalet dhe tek Akademia kosovare, për të cilën mendon se “ka rënë në nivelin më të ulët; ka një kryetar [është fjala për Hivzi Islamin] që përfaqëson nivelin më të ulët, dhe prej 20 vitesh drejtohet nga një klan lokalistësh”.
Re.Pu.
Comments
Nuk do te mund ta prekin

Nuk do te mund ta prekin standartin se ne standart jane shkruar veprat me te medha letrare qe ky vend ka nxjerre ne drite; nuk do te mund ta prekin standartin sepse kjo eshte gjuha qe lejon te gjithe shqiptaret te merren vesh mes tyre, pa qene nevoja te mesojne krahinorizmat e lokalizmat e atyre qe mendojne se çka eshte e vlefshme per ta, duhet te jete e vlefshme per te gjithe; nuk do te mund ta prekin standartin, sepse ai ndryshon vete; eshte organizem i gjalle qe merr nga dialektet çka i nevojitet dhe hedh tutje mbeturinat e ambalazhet absurde qe ca e ca duan t'i japin t'i gelltise me zor. Tendenca per te shkruar e folur secili sipas qejfit eshte semundja e perhershme e pertaceve dhe bjerraditeve; ata gjithnje e kane urryer disiplinen dhe shkencen; ata gjithnje e kane urryer artin sepse nuk e kuptojne; ata pelqejne qeset e plasmasit, fast-foodin qe u shkaterron zorret, dhe gazetarine qe u rrenon vullnetin per te menduar. E per ç'arsye duhet te degjohen keta njerez ?

si gjithmone shqiptar rexhep

si gjithmone shqiptar rexhep qosja.

[deleted]

gjuha kombetare e perbashket eshte baza e shtetit te bashkuar shqiptar qe do te behet realit jo shume vone. pikerisht per te penguar kete zhvillim te natyrshem po mbahet ne pushtet berisha me topallet.

fundi i tyre do te thote fitore e shqiptarise.

E ku ka si gjuha jote...!

E ku ka si gjuha jote...! Eshtë nder për ata që mbrojnë Gjuhën Shqipe, por është më shumë nder për ata që e mbrojnë, e flasin dhe e shkruajnë atë sipas rregullave të Drejtshkrimit. Është koha të reflektohet jo vetëm me fjalë...

"Komenti juaj ju dërgua për

"Komenti juaj ju dërgua për aprovim administratorit të sitit dhe do të publikohet mbas aprovimit". Mos vallë duket standard fjala "sit" këtu? Shikojeni se nuk e keni mirë, pasi e ofendoni Gjuhën Shqipe.

Add new comment