Arkiv-Lajme
Studjues e analistë ballkanikë janë të sigurtë se ideja e Shqipërisë së madhe po fiton terren
Në gazetën serbe Veçernje Novosti analizohen opinionet e tre studjuesve, Dimitris Panatoyakis, Dragan Petroviç dhe Jadranka Poloviç lidhur me idenë e Shqipërisë së madhe. Sipas Dragan Petroviçit, historianit dhe politologut që sapo ka promovuar librin "Gjeopolitika e Mesdheut", ideja e Shqipërisë së Madhe nuk do të ishte asgjë më shumë se një ide ekstremiste, po qe se pas saj nuk do të qëndronte mbështetja politike e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe e një pjese të Gjermanisë, megjithëse, në këtë mes, ai përmend edhe mbështetjen e qarqeve të caktuara islamike në botë.
Pakti Serbi-Kosovë sipas shtypit gjerman (ka edhe marrëveshje të papublikuara në planin 15 pikësh)
Pas konflikteve shumëvjeçare Serbia dhe Kosova arritën të premten zyrtarisht marrëveshje. Por pikat kritike megjithatë janë lënë jashtë, shkruan gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung". Projekti parashikon krijimin e një asosiacioni të komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës. Asosiacioni i komunave do të ketë presidentin dhe një kuvend përfaqësues dhe do të vendosë në mënyrë autonome për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin urban; Statusi i tij duhet të sigurohet me "ligje dhe kushtetutë".
Panorama e Dita, më të lexuarat print, Tema Online, më e klikuara (por të gjitha bashkë nuk shiten as sa një gazetë e vetme 5 vite më parë)
Ka një terr të plotë mbi nivelin e shitjes së shtypit të përditshëm në Tiranë. Gazetat i ruajnë me fanatizëm këto shifra (po ti pyesësh drejtpërdrejt japin shifra të ekzagjeruara) por edhe angazhimi i organizatave të ndryshme me fokus median, ka qenë minimal nëse vjen në pyetje niveli i shitjeve. Mund të merren vesh tirazhet në shtypshkronjat e printit shqiptar, por sa përqind e këtij tirazhi shitet?
Ethet e krijimit të koalicioneve: Idrizi me Berishën, ndërsa Dule me Ramën; pritet lëvizja e Spahiut
Sot pasdite në Shkodër përurohet zyrtarisht koalicioni PS-LSI. Por ndërkohë, sot paradite është zyrtarizuar dhe koalicioni PS-PBDNJ, gjë që e kanë bërë me dije Rama e Dule në një konferencë për shtypin. “Jam i kënaqur që me mikun e kolegun Dule, kemi rënë dakord që të hyjmë së bashku në koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë evropiane’”- ka thënë Rama, duke bërë të njohur me këtë rast dhe emrin e ri, me të cilin është pagëzuar koalicioni i opozitës: Aleanca për Shqipërinë evropiane’.
Ben Blushi: Paligjshmëria përbën tiparin kryesor jo europian të shqiptarëve
“Ne nuk i ikim dot Europës; ky është fati ynë i mirë; madje, më i miri”, thotë Ben Blushi nw thelb në një shkrim të vetin për Panoramën, në të cilin, pas një ballafaqimi që i bën botës shqiptare dhe Europës, i rezulton se shqiptarët janë europianë si kurrë ndonjëherë më parë. Por ka një tipar shqiptar që, sipas Blushit, shqiptarët i nxjerr në njw dritë jo europiane. Ç’është ky tipar? Është gjuha, raca, feja, ideologjia? Jo, as që flitet për të tilla dallime.
Cili është "zyrtari i lartë" që dëboi veteranin e Irakut nga Tirana?
Mike Mileri është një shqiptar që ka luftuaar për Forcat Amerikane që në vitin 2002. Ai është larguar në Amerikë që në moshën 9-vjeçare dhe u angazhua në Ushtrinë Amerikane. Ai është vlerësuar me disa çmime ne SHBA si “Purple Heart”, “Combat Action badge”, “Commination Medal” dhe është shpallur veteran i Irakut.
Besnik Mustafaj: Islami kandidat për PD-në në Tiranë? PD-ja nuk është kosh plehrash
Berisha u ka premtuar tre socialistëve (Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli), që i dhanë votën për shkarkimin e Ilirjan Muhos nga posti i anëtarit të KQZ-së “një bashkëpunim afatgjatë”. Madje, në ndonjë gazetë janë raportuar “detaje të bashkëpunimit”, dhe është folur për kandidim të Islamit në Tiranë. Nga brenda PD-së nuk ka reagime lidhur me këtë zhvillim, por Besnik Mustafaj duket që nuk e ka gëlltitur dot.
A mund të flitet për “selinë mavi” nga foltorja brenda Ministrisë së Jashtme? Bumçi e bën
Aldo Bumçi ka folur nga Ministria e Jashtme, teksa ka bërë një deklaratë tërësisht partiake. Ja çfarë ka thënë ai (duket se ia kanë vënë përpara ta lexojë, pasi termi ‘selia mavi’ s’është e tij): “Sot Edi Rama na paraqiti shpikje të tjera nga selia mavi, sikur ai do të mbështesë integrimin. A e di ti zoti Rama se je i vetmi kryetar opozite i një vendi tashmë anëtar i NATO-s, që ka penguar integrimin në BE, që ka bllokuar dhe bërë lloj-lloj akrobacish për vizat, që ka anatemuar dhe përbaltur rrugën e kombit?
Topi e ka lënë një deriçkë hapur për koalicion me Berishën?
Shumë gazeta citojnë Berishën të ketë thënë në një mbledhje të kreut të PD-së, se “duhet të përdorim një gjuhë të kujdesshme me Topin e me FRD-në, pasi mund t’u kërkojmë të vinë në koalicion me ne”. Kjo nuk është një deklaratë zyrtare, por është e marrë nga burime të brendshme të paidentifikuara. Ndërsa vetë deklarata zyrtare e lë të nënkuptuar ftesën për FRD-në. “Do të bëjmë koalicion me të gjitha partitë e qebndrës e të djathtë”, ka thënë Berisha për mediat.
Xhufi analizon Qosjen dhe flet për "pretorianët e Kryeministrit" dhe "specien e nënbishtorëve"
"...Por 21 Janarët e epokës së demokraturës shqiptare kanë, veç Kryeministrit, edhe plot e plot aktorë të tjerë të kobshëm: kanë aradhën e deputetëve, ministrave, kryegjyqtarëve, kryeushtarakëve e kryepolicëve: janë ata që Prof. Qosja i quan “pretorianët” e Kryeministrit, njerëz pa ndërgjegje e pa arsye, që janë kail të shajnë, të padisin, të vrasin e të rivrasin, sa herë që këtë ua kërkon shefi i tyre. Janë më tej, rreshtat e shkencëtarëve, intelektualëve, shkrimtarëve që shfaqen si me komandë në lista, peticione dhe ekrane televizive, dhe gjithnjë në mbështetje të qeverisë.
