Topi e ka lënë një deriçkë hapur për koalicion me Berishën?

Shumë gazeta citojnë Berishën të ketë thënë në një mbledhje të kreut të PD-së, se “duhet të përdorim një gjuhë të kujdesshme me Topin e me FRD-në, pasi mund t’u kërkojmë të vinë në koalicion me ne”. Kjo nuk është një deklaratë zyrtare, por është e marrë nga burime të brendshme të paidentifikuara. Ndërsa vetë deklarata zyrtare e lë të nënkuptuar ftesën për FRD-në. “Do të bëjmë koalicion me të gjitha partitë e qebndrës e të djathtë”, ka thënë Berisha për mediat.
Topi është pyetur në Korçë lidhur me këtë hapje të papritur. Dhe fillimisht përgjigja e tij ka qenë ajo e njohura, ndonëse me tone më të kontrolluara: “FRD-ja është një forcë konkuruese e serioze. Ne jemi të veçantë e ndryshe nga të tjerët, pasi mbështetemi fort në disa parime. Aleanca më e rëndësishme për ne është me qytetarin. FRD-ja nuk do të bëjë aleancë parazgjedhore me asnjë parti tjetër”. Por po aty, disa fraza të tjera të tijat kanë ndonjë nëntekst që s’e kanë patur më parë. Ai nuk bën atë refuzimin e prerë që ka bërë herë të tjera, por mjaftohet të thotë (marrë nga Panorama e sotme në versionin print): “Nuk kemi marrë një ftesë nga PD-ja…. Ne kemi edhe dy ditë në dispozicion për të marrë një vendim lidhur me koalicionet”.
Duket se shanset për një koalicion me PD-në nuk i përjashton për fare. Dhe kjo dilemë, e tij dhe e publikut, do të ekzistojë deri nesër në mbrëmje, kur është afati i fundit i ndërtimit të koalicioneve parazgjedhore.
Re.Pu.
Comments
Nuk duhet me shume se kaq per

Nuk duhet me shume se kaq per te kuptuar se partia e Topit do te hyje ne koalicion me PD-ne.

Bamir Topi/Gaz Oketa/Dritan

Bamir Topi/Gaz Oketa/Dritan Prifti/Meta and Co mbajne pergjegjesi te paketen morale qe kane mbajtur me kembe regjimin e Sali Berishes.

Gjitashtu keta jane pjesemarres, ne tavolinen e pushtetit te sali berishes.

Kane ngrene, kane pire, kane q..., erdhi nje moment duke kruajtur dhembet me kockat e mishit te konsumuar gjate gostise thane:"Te kam dhjere tavolinen, po pse o keshtu behet Darka?

Kur mban qendrime moraliste dulla(B.Topi) te vjen ta mbash frymen ne hale.

Te pakten per LSI-ne e dine te gjithe qe eshte parti ordinere.Ne fakt thelle thelle po te mendosh edhe ata nuk e kundershtojne kete opinion.

Sa e bukur eshte panorama

Topi ka qene koka e sistemit te drejtesie(E merrni me mend cfare maskarelleku plasi ne drejtesi ne kohen e Topes Bamir, ka shkelur rende kushtetuten kur ka aprovuar shkarkimin e Sollakut)

Oketa ka qene zevendes kryeminister dhe minister(I vemtmi qe ka kerkuar falje zgjedhesve, nje falje jo e sinqerte gjithsesi)

Prifti ka qene minister(afera pafund te nxjerra ne drite nga dokumenta te pakundershtueshem)

Meta zevendes kryeminister dhe minister(burri me bllok)

Spahiu, zevendes kryetar i KLD, pergjegjes direkt dhe i krahasueshem me Topin per maskaraden ne drejtesi

Kjo eshte panorama e partive te "reja" dhe atyre "Integruese".

A mund te jene keta te virgjer?

Ju te respublica po

Ju te respublica po desinformoni haptazi opinionin publik. Ju thoni qe ka bere "nenkuptime", po ku i ke dhe pse nuk i permend ato? Apo ju intereson qe te hidhni balte mbi Bamir Topin dhe mbi cdokend tjeter vetem per te justifikuar koalicionin e qelbesirave dhe per te thene "ja, keta jane te gjithe njesoj". Kjo nuk eshte e drejte dhe ju ul integritetin si burim informacioni qe eshte faqja juaj. Nese keni argumente paraqitini, por me sa lexova me siper Topi ka bere te njejtat deklarata qe ka thene gjithmone, pra qe nuk hyn ne koalicion as me PS dhe as me PD. Po nese neser ai e perligj ate qe ka thene, cfare do beni ju me "derickat e hapura" qe insinuoni ne kete artikull pa asnje baze informacioni. Qe jeni me Edi Ramen e kemi marre vesh me kohe, por mos hidhni balte mbi kedo qe nuk hyn ne koalicion me Ramen.

Add new comment