Ethet e krijimit të koalicioneve: Idrizi me Berishën, ndërsa Dule me Ramën; pritet lëvizja e Spahiut

Sot pasdite në Shkodër përurohet zyrtarisht koalicioni PS-LSI. Por ndërkohë, sot paradite është zyrtarizuar dhe koalicioni PS-PBDNJ, gjë që e kanë bërë me dije Rama e Dule në një konferencë për shtypin. “Jam i kënaqur që me mikun e kolegun Dule, kemi rënë dakord që të hyjmë së bashku në koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë evropiane’”- ka thënë Rama, duke bërë të njohur me këtë rast dhe emrin e ri, me të cilin është pagëzuar koalicioni i opozitës: Aleanca për Shqipërinë evropiane’.
“…Është momenti më kulmor që të realizohet rotacioni i shumëdëshiruar, për t’i hapur vendit perspektivën e integrimit në BE”, është shprehur Dule, që kohët e fundit ka qenë mes ndërdyshjesh e hezitimesh; koalicioni i mundshëm i Dules ka qenë prore kondicionuar në një masë të madhe nga prania ‘e bezdisshme’ në të e partisë PDIU apo AK. PDIU-ja ka vendosur të qëndrojë me Berishën. Ndërsa përsa i takon AK-së, flitet se në orët e ardhshme do të shpallë aleancën e saj me PS-në, dhe kjo do të thotë se janë sheshuar problemet mes Dules e Spahiut.
Re.Pu.
Add new comment