Arkiv-Lajme
“Demokrati” i gjorë dhe “Demokrati më i madh në botë”
Është bërë proverbiale një intervistë e televizionit “Albanian Screen” me një “demokrat” të varfër. Gazetari e pyet se për kë do votojë. “Demokrati” përgjigjet se do votojë për Berishën. Dhe shpjegon se Berisha është demokrati më i madh në botë, se do votojë për të që të mos vijë në pushtet “komunizmi”. Shton se është shumë i kënaqur nga qeverisja e kryeministrit Berisha. Por kur gazetarja e pyet se si është për nga gjendja ekonomike, demokrati përgjigjet: Pa punë, vetë i katërt pa punë dhe me 40 mijë lekë (të vjetra) përkrahje!
Premtim i FMN-së për 1.3 miliardë euro pas zgjedhjeve?
Gazeta DITA raporton sot se në bisedimet që ka patur Edi Rama me përfaqsues të FMN-së, i ka garantuar se, me ardhjen në pushtet, do të rivendosë mardhënien e Shqipërisë me FMN-në, e cila u ndërpre nga Berisha në vitin 2009. Në shkëmbim, FMN-ja do të akordojë për Shqipërinë një paketë 1.3 milardë euro me kredi të buta afatgjata dhe grante, në mënyrë që të ulet sasia e borxheve me interesa të larta që ka akumuluar qeveria shqiptare deri më sot.
Cilit elektorat i drejtohet ky reagim i Kryeministrit?
"Të dashur miq, sot në Shkodër majtistët firmosën epitafin e Rilindjes mavi. Për koincidence apo ironi të fatit pikërisht ata që ua themeluan partinë në nëntor të vitit 1941, ua rithemeluan atë në prill të vitit 2013. Gazetaret dhe kronikanët e partive të tyre, që po kërkonin me ngulm në çdo qoshe, dhome, madje dhe tualet të ndërtesës hijet e Dushan Mugoshës apo Bllazho Jovanoviçit si dëshmitarë të aktit të rithemelimit, u qetësuan kur mësuan se në mungese të tyre aktin e rithemelimit të Partisë rozë mavi e kishin formuluar me kujdesin atëror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha.
Si "përkthehet" pika 5 e marrëveshjes Rama-Meta
Marreveshja që kanë nënshkruar sot Rama e Meta përmban 15 pika bashkëpunimi, ndër të cilat pika nr 5 thotë: “…Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re…”
Arben Idrizi: Bombavënësit e Bostonit dhe “djemtë për së mbari e për së mbrapshti”
Kolumnisti i së përditshmes së Prishtinës ‘Gazeta Express’, Arben Idrizi ka shkruar një artikull, në të cilin shfaqet i ngacmuar nga konsiderata që kanë dhënë fqinjët e vëllezërve me mbiemrin Carnajev, që kryen krimin e maratonës së Bostonit. “Kanë qenë, apo na janë dukur, njerëz për së mbari”, citohen të kenë thënë për vëllezërit çeçenë fqinjët e këtyre të fundit.
Si do të jetë Shqipëria pa Sali Berishën, sipas Rexhep Qosjes
Si do të jetë Shqipëria pa Sali Berishën pas 23 qershorit? – pyet Rudina Xhunga në programin e vet Shqip, dhe Rexhep Qosja përgjigjet: “Ai konfrontim i vazhdueshëm, ajo gjendje e vazhdueshme në të cilën mbahet Shqipëria, ta quajmë revolucionare në kuptimin më negativ të fjalës, kjo gjendje e prodhuar prej tij, prej gjuhës dhe sjelljeve të tija, nuk do të jetë më. Unë e dëgjova kur foli në atë tubim që tani e quajnë konventë, as kuvend jo por konventë, se mendon se një fjalë e huazuar do modernizohen. Ajo e folura e tij cenuese nuk është e folur por është ulërimë.
“Mbreti Giorgio” i fshikullon të tërë; sidomos Beppe Grillon
Presidenti italian Giorgio Napolitano ka përuruar fillimin e mandatit të dytë me një fjalim të fortë në parlament, përpara atyre që e zgjodhën. Tonet e tij kanë dhënë përshtypjen se tok me mandatin e dytë ka përuruar dhe filliimin e një epoke të re presidenciale në Itali, sidoqë të gjithë e dinë se republika italiane është një republikë parlamentare.
KQZ-ja “e harruar” si çështje; Gjiknuri jep dy opcionet e zgjidhjes
Pas largimit defenitiv të anëtarit të tretë, Jani Jani, KQZ-ja është në një gjendje tërësisht të gjymtuar. Si i bëhet? PS-ja do duhej të bënte propozimet e veta për dy largimet e para brenda 48 orësh, por ajo nuk i bëri. E duket se nuk ka ndërmend t’i bëjë.
Debati në SHBA: A duhet trajtuar Xhokar Carnajev si çdo autor tjetër krimesh?
Xhokar Carnajev, më i vogli i vëllezërve me origjinë çeçene dhe me shtetësi amerikane, që kryen atentatin në Boston ca ditë më parë, është kapur i gjallë. I lënduar, por i gjallë. Ai nuk mund të dëshmojë me gojë, e prandaj është duke dëshmuar me shkrim, në spital. Por ka diçka që nuk shkon në pikëpamje legale. Të paktën, ky është pretendimi i drejtorit ekzekutiv i organizatës jo fitimprurëse me emrin Bashkimi Amerikan në Mbrojtje të Lirive Civile, Anthony D. Romero.
Koalicioni i të majtëve do quhet "Aleanca për Shqipërinë Europiane"
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, firmosën në Shkodër marrëveshjen për bashkimin. Po sot eshte pagezuar edhe koalicioni, qe do quhet Aleanca për Shqipërinë Europiane. Ilir Meta tha se ky koalicion do jete "solid dhe afatgjatë". Kreu i LSI citohet nga televizioni TCH: Koalicioni me Partine Socialiste eshte nje koalicion i natyrshem dhe do te jete solid dhe afatgjate, ndaj dua te falenderoj te gjithe miqtë tanë europiane që na këshilluan të lëmë pas të shkuarën dhe të ecim përpara.
