KQZ-ja “e harruar” si çështje; Gjiknuri jep dy opcionet e zgjidhjes

Postuar në 22 Prill, 2013 12:30

Pas largimit defenitiv të anëtarit të tretë, Jani Jani, KQZ-ja është në një gjendje tërësisht të gjymtuar. Si i bëhet? PS-ja do duhej të bënte propozimet e veta për dy largimet e para brenda 48 orësh, por ajo nuk i bëri. E duket se nuk ka ndërmend t’i bëjë. "Nuk do të propozojmë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; nëqoftëse Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Partia Demokratike ka vendosur ta trajtojë si një seksion të Partisë Demokratike, le ta mbajë dhe të vazhdojë në atë mënyrë; ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj farse, por njëkohësisht do të përgatitemi për zgjedhje, sikur asgjë s'ka ndodhur", është shprehur deputeti Damian Gjiknuri.

Sipas këtij të fundit, dy janë opcionet: 1. Të rikthehet çdo gjë siç ishte; ose 2. Të rinegocjojmë një KQZ të re nga e para.

I intervistuar nga Top-channel-i, pyetjes se “a janë duke bërë mediatorin ndërkombëtarët në këtë rrethanë”, ai i është përgjigjur: As e konfirmoj, as e përgënjeshtroj”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Eriseld (not verified) on

<p>Drejtshkrimi e do te thuhet &quot;opsion&quot;, jo &quot;opcion&quot;. Ose &quot;mundesite&quot; - si per me shqip. Nuk ka nevoje ta postoni komentin. Mjafton t&#39;a korrigjoni kete lapsus</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.