“Mbreti Giorgio” i fshikullon të tërë; sidomos Beppe Grillon

Postuar në 22 Prill, 2013 12:58

Presidenti italian Giorgio Napolitano ka përuruar fillimin e mandatit të dytë me një fjalim të fortë në parlament, përpara atyre që e zgjodhën. Tonet e tij kanë dhënë përshtypjen se tok me mandatin e dytë ka përuruar dhe filliimin e një epoke të re presidenciale në Itali, sidoqë të gjithë e dinë se republika italiane është një republikë parlamentare.

Ai i ka fshikulluar të gjitha partitë, përfshirë (sidomos) atë të Grillos. Pasi ka denoncuar një si karfosje të kërkuar mes manifestuesve e parlamentit (i është referuar manifestimit të mbështetësve të Grillos menjëherë pas rizgjedhjes së Napolitanos), e pasi ka ngritur zërin kundër fushatave që synojnë asgjësimin e klasës politike en bloc, ai ka minimizuar idenë e Grillos mbi një rol që interneti mund të luajë në demokratizimin e jetës politike. Rrjetet sociale e blog-jet kanë sjellë plot risi, tha ai në thelb, por është demokracia përfaqësuese ajo që funksionon realisht, e me anë të së cilës merren vendimet.

Por pak më përpara, ka qortuar partitë e vjetra e tradicionale, të cilat “kanë qenë të fokusuara tek konflikti mes tyre, tek hesapet, takticizmat e instrumentalizimet, gjë që e ka bërë tërë politikën sterile”. Ai nuk fal sidomos faktin që kjo klasë politike nuk mundi të bënte një ligj elektoral, që të mundësonte qeverisjen.

Në fund u është drejtuar me fjalë paralajmëruese, që pak a shumë në shqip do bënin: “Nëse në të ardhshmen do të jem sërish përballë shurdhërisë suaj, nuk do të hezitoj më dhe do të bëj që ju të jepni llogari për sjelljen tuaj”.

Silvio Berlusconi e ka cilësuar këtë fjalim, që zgjati rreth një orë, fjalimin më të bukur që ka dëgjuar në jetën e vet. Të tjerët, gjithashtu, kanë vlerësuar fjalimin e tij. Pritet reagimi i Grillos.

Re.Pu.

Comments

Submitted by diturija (not verified) on

<p>Perkthejani Jarit kete fjalimin, se mos ka ndenje mendje te behet burre shteti!!! ;)</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Kur i pelqeu edhe Berlusconit...</p>

Submitted by Pirro (not verified) on

<p>Me shume se mbret eshte lanet ky plakushi i pikelluar. Dhe sidomos do te mbahet mend ne historine e Italise si presidenti me negativ e me i kote qe eshte zgjedhur ndonjehere; ndaj Bepe Grilos ky s&#39;eshte ne gjendje as t&#39;i jape me te voglin mesim! Perkundrazi, duhet pike se pari te jape llogari perse pergjate mandatit te vet i shpetoi lekuren kumbarit Berluskoni dhjetera here dhe perse Italia nen drejtimin e tij eshte dy hapa larg gremines!</p><p>Bepe Grilo dhe levizja e te rinjve eshte e vetmja zgjidhje per Italine, te korrupuarit si Napolitano, Monti, Berlyuskoni e Bersani, duhet zhdukur sa me pare!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.