Pakti Serbi-Kosovë sipas shtypit gjerman (ka edhe marrëveshje të papublikuara në planin 15 pikësh)

Postuar në 22 Prill, 2013 08:43

Pas konflikteve shumëvjeçare Serbia dhe Kosova arritën të premten zyrtarisht marrëveshje. Por pikat kritike megjithatë janë lënë jashtë, shkruan gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung". Projekti parashikon krijimin e një asosiacioni të komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës. Asosiacioni i komunave do të ketë presidentin dhe një kuvend përfaqësues dhe do të vendosë në mënyrë autonome për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin urban; Statusi i tij duhet të sigurohet me "ligje dhe kushtetutë". Policia e asosiacionit të komunave do të jetë në letër pjesë e policisë së Kosovës, por ajo do të jetë kryesisht me serbë dhe do të komandohet nga serbët. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat. Pikat kritike lihen jashtë. Vetëm në veri të Kosovës punojnë qindra policë serbë dhe punonjës të shërbimi sekret, pjesë të të ashtuquajturave "struktura paralele", për heqjen e të cilave ka këmbëngulur shpesh BE. Në planin 15 pikësh thuhet vetëm, pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurisë do "t'u ofrohet një vend në strukturat ekuivalente kosovare." Përveç kësaj në katër komuna serbe në veri të Kosovës do të zhvillohen që këtë vit zgjedhje komunale të organizuara nga OSBE. Deri me 15 qershor Serbia dhe Kosova do të bien dakord për energjinë dhe telekomunikacionin. Deri tani Serbia bllokon investimet apo privatizimet në këto sektorë. As Serbia dhe as Kosova nuk duan të bllokojnë "përparimin e palës tjetër në rrugën e saj drejt BE." Për një njohje të pavarësisë së Kosovës, apo për një anëtarësi në OKB nuk bëhet fjalë.

Krahas planit 15 pikësh ka me sa duket marrëveshje të tjera, të papublikuara: Kështu Kosova sipas zëvendësministrit të Jashtëm Petrit Selimi ka premtuar, se nuk do të dërgojë njësi të një ushtrie të ardhshme në veriun e dominuar nga serbët, ai do të kontrollohet nga trupa e paqes së Natos, KFOR. Në planin 15 pikësh kjo marrëveshje mungon. a.n.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Keshtu per dreç do te shkonte puna ne Kosove, perderisa ka prep kosovar, qe vazhdojne ti bajne duà Turqise. Nuk zune mend kosovart nga historia.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.