Vulgariteti parlamentar zbardhet e pushton faqet e gazetave

Të gjitha të përditshmet i kanë dhënë një hapësirë (që s’e ka hak) kacafytjes parlamentare të djeshme, në qendër të së cilës ishte, siç ndodh shumë shpesh, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, sikur të mos jetë mjaft që mban qëndrime partizane, është vënë në garë kohët e fundit me deputetët gjuhëzgjidhur e vulgarë. Duhet thënë se parlamenti shqiptar nuk është shquar ndonjëherë për klas e elegancë, por nuk kish zbritur ndonjëherë në këto nivele. Kreu i parlamentit citohet t’u jetë drejtuar deputetëve të opozitës me termat “keni për t’shku për lesh të gjithë”, por në tërësi të gjitha batutat mes saj e deputetëve të opozitës kanë qenë të një banaliteti të pashoq. Të vjen zor t’i dëgjosh ato batuta, të të dy krahëve. Por kampioni i ditës, pas Topallit, ish deputeti Sula, i cili i është drejtuar një kolegu me fjalë, të cilat nuk mund të shkruhen.
Por shtypi i sotëm i kish zbradhur dhe i kish nxjerrë në evidencë gjithë qejf, madje dhe duke i lajmëruar me tituj e me foto në faqet e para.
M.N.
Comments
Turp i madh...dhe presim ne
<p>Turp i madh...dhe presim ne qe keto ndyresira te bejne ligje e te kontrollojne shtetin...keto funderrina pa personalitete dinjitet. injorante e te paedukuar jane nje nga shkaqet themelore qe krimineli sali berisha rri ne pushtet sepse blihen e shiten si mall "GABI"...duhet vene kritet per zgjedhjen e deputeve ....nuk durohet me dhe nuk ka asnje justifikim, kemi qe nga 1990 qe lame diktaturen dhe akoma jemi te neper kembur nga keto derra...nje shtet normal me njerez pak te kulturuar do te donte le te themi 10 vjet te futej ne BE....ne kampionet e injorances dhe pagdhendurise , ne keto deputete kokedjerre e mendjembyllur akoma jemi me vite drite larg Europes....duhet t'i japim fund kesaj tragjedie ku injorantet jane dhe do te jene shtrati i kriminelit sali berisha dhe qeveritareve te tij horra.</p>
Punë putanash dhe rrugaçësh.
<p>Punë putanash dhe rrugaçësh. Farë e ndyrë bastardësh!</p>
Add new comment