Nuk kemi asnjë fobi ndaj LGBT, por familjet shqiptare diskutojnë bukën e gojës – thotë Oketa

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT kanë në zhvillim një project që e kanë quajtur Mendo Politikisht dhe që mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Kristi Pinderi që është drejtues i njërës prej këtyre organizatave na ka dërguar materialin e mëposhtëm: një video ku Oketa pyetet “a do ta konsideroni dhe komunitetin LGBT një grup interesi i cili do të përfshihet në programin tuaj politik?” dhe ai ndër të tjera thotë:
“Do të të jap një përgjigje shumë të sinqertë. Se pari duhet t’ju siguroj ju dhe të gjithë të pranishmëve që nuk kemi asnjë lloj fobie per ta trajtuar këtë cështje, sic po me të njëjtin sinqeritet, mund t’ju them se nuk është një cështje prioritare për momentin...Eshtë një situatë tepër e rënduar ku familjet shqiptare diskutojnë bukën e gojës, por ju siguroj se nuk kemi asnjë fobi për ta diskutuar këtë ēështje. Do të mirëprisnim sugjerime, propozime dhe diskutime, por nuk mund të them që nuk është priopritet i politikës sonë apo i programit tonë për momentin, por juve do t'ju lutesha të na përcillnit sugjerimet tuaja në Kuvendin e ri ku ne do të kemi përfaqësuesit tanë për të diskutuar qoftë për prioritetet e partisë sonë, apo qoftë për prioritete të tjera për cështje të tilla. (Kuvendin aktual, e cilëson si Kukuvend) - a.n.
Comments
ah tani kemi nje problem. po

ah tani kemi nje problem. po nqs njerit i intereson bytha me shume se buka si i behet ore Oketa?

Nuk rron njeriu vetem me

Nuk rron njeriu vetem me buke....ka thene Jezu Krishti !

Oketa, edhe sikur te kete gje kunder, nuk guxon ta thote!

Kto tipat shume e kane hapur

Kto tipat shume e kane hapur gojen. Dhe eshte turp per partite qe bejne sikur i mbeshtesin, sepse duan votat. Shqiperia ka shume me shume halle te tjera se bythet e ketyre. Ne kete menyre po degjenerojne familjen shqiptare...

Add new comment