Arkiv-Lajme
Ja çfarë parashikon Kodi Zgjedhor në rast krijimi vakance në KQZ
Kodi Zgjedhor, në nenin 19 të tij parashikon procedurat që ndiqen në këtë rast. Sipas pikës 3 te këtij neni, “Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës”. Po ky nen, parashikon që “Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin që i kishte mbaruar mandati. Në të kundërt, kandidaturat propozohen nga partia politike, e cila i plotëson kriteret e renditjes dhe përkatësisë.
Berisha fillon aksionin për "balancimin" e opinionit të diplomatëve perëndimorë
Berisha pasi “balancoi” KQZ-në, po bën çmos të balancojë dhe opinionin e diplomatëve perëndimorë lidhur me zhvillimet shqiptare, e sidomos lidhur me “balancimin e sapokryer” të KQZ-së. Ka vënë në lëvizje menjëherë politikanin konservator belg, Wilfried Martens, President i partive popullore europiane dhe ish kryeministër i Belgjikës, Nuk e njihni? Nuk ju thotë gjë ky emër? Është ai, të cilit, për befasinë e tij e të të gjithëve, iu njoh dhe iu dha e drejta për të mbajtur fjalimin kryesor në darkën zyrtare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Momenti pressidencial në Itali: Një gazetare, Milena Gabanelli, refuzon kandidimin
Në Itali është momenti i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Giorgio Napolitano, ndonëse i kanë kërkuar të rrijë dhe një mandat tjetër, ka refuzuar. Dhe ky refuzim ka krijuar probleme, pasi partitë kryesore, PD, PDL dhe M5S, nuk po bien dakord mbi një emër të përbashkët. Partia e Grillos (M5S) ka bërë një votim të brendshëm online mbi emra të mundshëm presidencialë, dhe e para ka rezultuar një gazetare, më saktë reportere. Quhet Milena Gabanelli. Nuk dukej se partitë e tjera kishin kundërshtim, por është ajo vetë që e refuzon kandidimin presidencial.
EIU: Demokracia në Shqipëri në nivelin e Venezuelës së Çavezit
Shqipëria është një regjim hibrid. Ky është konkluzioni që nxirret nga indeksi i demokracisë në botë, të publikuar nga revista britanike “The Economist”, përmes njësisë së saj analitike ‘The Economist Intelligence Unit’.
EIU arrin në përfundimin se ka pasur një lloj gjendje në vendnumëro; që do të thotë as progres i qenësishëm, por as regres i demokracisë për vendin në fjalë, duke marrë zhvillimet deri në fund të vitit të kaluar.
Britania e Madhe i jep lamtumirën Margaret Thatcherit
Sot është bërë varrimi i ish kryeministres britanike, të ashtuquajturës Zonjë e Hekurt, Margaret Thatcher. Në ceremoni mori pjesë e gjithë familja mbretërore. Ishin 2300 të ftuar nga 170 vende të botës (sipas Panoramës, është dhe kryeministri Berisha). Më poshtë po japim disa thënie të sajat, të cilat e përfaqësojnë në të qënit grua, britanike, patriote, e hekurt, konservatore, mbi të gjitha konservatore.
-Të qenit të pushtetshëm është si të qënit grua; nëse ke nevojë ta demonstrosh, don të thotë se nuk je.
Giovanni Sartori: Të zgjedhurit në parlament përfaqësojnë kombin, jo partinë apo boss-in e partisë
Giovanni Sartori i kthehet dhe njëherë shqetësimit lidhur me marrëdhënien mes parlamentarëve dhe partisë që ata përfaqësojnë. I kthehet sot në një shkrim me titull “Liria e të zgjedhurve”, të publikuar në il Corriere della Sera. Është një shqetësim që i është krijuar nga praktika e re e stilit “Grillo”. Ky i fundit, në një formë a në një tjetër, pengon deputetët e lëvizjes së vet që të kenë opinione e qëndrime individuale.
Përgjigja e Withers për pyetjen: Çfarë ka mbetur pas kësaj për ju, popullin shqiptar?
E çfarë ka mbetur pas kësaj për ju, popullin shqiptar? - pyet ambasadori Withers gazetarin e SHQIP Gjergj Erebara dhe pergjigjet: "Ka mbetur një gjë, por një gjë shumë e rëndësishme – e drejta juaj për të votuar. E drejta juaj për të përcaktuar jo vetëm se kush do ta drejtojë vendin, por edhe se si do të drejtohet vendi, në çfarë drejtimi dhe në bazë të kujt ligji..."
Ne intervisten e tij botuar ne te perditshmen SHQIP, Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John L. Withers II analizon situatën aktuale në Shqipëri si një pikë vendimtare:
Jozefina Topalli nuk u bën asnjë interpretim dorëheqjeve. “Sillni propozimet e reja”, i thotë ajo Ruçit
Një lajm i Top-channel-it na bën me dije se “Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruçi që të çojë propozimet e Partisë Socialiste për plotësimin e vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”. Nuk thuhet më shumë. Madje, Topalli nuk është se citohet. Thjesht thuhet që ajo i ka bërë Ruçit një kërkesë “bazuar në Kodin Zgjedhor, ku në pikën 2, të nenit 19 të tij thuhet se të drejtën e propozimit të kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin, në këtë rast të dorëhequr”.
Shënim: Ndodh dorëheqja e dytë në KQZ; Berishës i del loja nga kontrolli?
Pas Denar Bibës, jep dorëheqjen dhe anëtarja tjetër e KQZ-së, Albana Shtylla, e propozuar nga PS-ja për këtë post kushtetues. Lajmin e kanë dhënë të gjitha agjencitë e lajmeve online. Motivacioni i dhënë edhe nga Shtylla është po ai i Bibës, por u shprehur me fjalë të tjera. “[Me seancën parlamentare të shkarkimit të Ilirjan Muhos nga posti i anëtarit të KQZ-së] është cënuar rëndë integriteti, pavarësia e profesionalizmi i çdo anëtari tjetër”, thotë në thelb ajo.
Jep dorëheqjen edhe Albana Shtylla: Nuk vendos asgjë dhe askënd mbi integritetin profesional
Pas nenkryetarit Biba ka dhënë dorëheqjen sot paradite një tjetër anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Albana Shtylla ka paraqitur sot dorëheqjen - raporton faqja online e Ditës, e cila citon edhe një pjesë të tekstit të kësaj dorëheqje, ku thuhet: