Përgjigja e Withers për pyetjen: Çfarë ka mbetur pas kësaj për ju, popullin shqiptar?

E çfarë ka mbetur pas kësaj për ju, popullin shqiptar? - pyet ambasadori Withers gazetarin e SHQIP Gjergj Erebara dhe pergjigjet: "Ka mbetur një gjë, por një gjë shumë e rëndësishme – e drejta juaj për të votuar. E drejta juaj për të përcaktuar jo vetëm se kush do ta drejtojë vendin, por edhe se si do të drejtohet vendi, në çfarë drejtimi dhe në bazë të kujt ligji..."
Ne intervisten e tij botuar ne te perditshmen SHQIP, Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John L. Withers II analizon situatën aktuale në Shqipëri si një pikë vendimtare:
"Nuk është vendi im për të bërë avokati për ndonjë parti politike apo ndonjë udhëheqës politik. Por u them këtë votuesve shqiptarë: 23 qershori është dita juaj. Dita për të thënë “jo” ndaj diktaturës.
Është dita për t’i thënë “jo” sundimit të njeriut të fortë. Është dita që ju t’i thoni “jo” rikthimit tek e shkuara e errët, ndaj të cilës paraardhësit tuaj luftuan aq ashpër për ta rrëzuar. Është koha për t’i thënë “po” ndryshimit. Është koha për t’i thënë “po” të ardhmes..." a.n.
Comments
Një përgjigje e eskatë dhe e
<p>Një përgjigje e eskatë dhe e domozdoshme nuk do shumë për ta kuptuar</p>
Por ish-ambasadori Withers
Por ish-ambasadori Withers nuk percakton apo nenkupton ketu nje personazh qe ne duhet te zgjedhim. Ai thjesht thote ju beni zgjedhjen por me te miren ju e dini vete!
Duhet ta jepni me te plote
<p>Duhet ta jepni me te plote intervisten Respublica, e lexova intervisten e plote dhe eshte interesante dhe goditese pjesa ku flet per gjyqesorin.</p>
Sa mire do ishte sikur per te
<p>Sa mire do ishte sikur per te rrezuar Sali Berishen te mjaftone "Vota". </p>
Nqs ti Beno je aq idiot sa
<p>Nqs ti Beno je aq idiot sa nuk e kupton atehere mos e ndiq me politiken dhe merru me mire me ndonje gje tjeter, pse nuk provon te hash qofte me birra sic bente ai ambasadori i shitur Wollfarth?</p>
Add new comment