Britania e Madhe i jep lamtumirën Margaret Thatcherit

Sot është bërë varrimi i ish kryeministres britanike, të ashtuquajturës Zonjë e Hekurt, Margaret Thatcher. Në ceremoni mori pjesë e gjithë familja mbretërore. Ishin 2300 të ftuar nga 170 vende të botës (sipas Panoramës, është dhe kryeministri Berisha). Më poshtë po japim disa thënie të sajat, të cilat e përfaqësojnë në të qënit grua, britanike, patriote, e hekurt, konservatore, mbi të gjitha konservatore.
-Të qenit të pushtetshëm është si të qënit grua; nëse ke nevojë ta demonstrosh, don të thotë se nuk je.
-Nuk kam qenë asnjëherë me fat; por çfarë e kam arritur, e kam merituar.
-Askush nuk do ta kish njohur Samaritanin e Mirë sikur ky të kish pasur veç qëllime të mira; në fakt, ai kishte dhe pará.
-Kam talentin për të qenë shumë e durueshme, por me kusht që në fund fare të bëhet ajo që dua unë të bëhet.
-Në politikë, nëse do që një gjë të thuhet mirë, kërkoja një burri, por nëse që një gjë të bëhet mirë, kërkoja një gruaje.
-Socializmi është një e keqe për Britaninë e Madhe; i bën të varfërit më të varfër.
-Shoqëria nuk ekziston; ekzistojnë veç individë dhe familje.
-Një njeri mund ta ngjisë Everestin për qejf të vet, por atje në majë do të ngrejë flamurin e Atdheut të tij.
Re.Pu.
Add new comment