Berisha fillon aksionin për "balancimin" e opinionit të diplomatëve perëndimorë

Berisha pasi “balancoi” KQZ-në, po bën çmos të balancojë dhe opinionin e diplomatëve perëndimorë lidhur me zhvillimet shqiptare, e sidomos lidhur me “balancimin e sapokryer” të KQZ-së. Ka vënë në lëvizje menjëherë politikanin konservator belg, Wilfried Martens, President i partive popullore europiane dhe ish kryeministër i Belgjikës, Nuk e njihni? Nuk ju thotë gjë ky emër? Është ai, të cilit, për befasinë e tij e të të gjithëve, iu njoh dhe iu dha e drejta për të mbajtur fjalimin kryesor në darkën zyrtare me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
“Është e rëndësishme që të ruhet balanca brenda KQZ-së, gjë që është përcaktuar nga një marrëveshje ndërpartiake dhe nga ligjet për zgjedhjet (nga ligjet? Pse, çfarë thonë ligjet për zgjehdjet? M.N.). Çdo përpjekje për të modifikuar balancën e pranuar, katër anëtarë nga qeveria dhe tre nga opozita, është një përpjekje për të destabilizuar të gjithë sistemin zgjedhor dy muaj përpara zgjedhjeve.”, ka shkruar ai në një deklaratë të lëshuar sot.
Dhe deklaratën e mbyll: “Është e panevojshme të theksojmë se PPE mbështet fuqishëm kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike dhe është e bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojnë një hap vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit evropian,” përfundon deklarata e tij.”
Bingo Martens!
M. N.
Comments
Shume normale, mazhoranca qe
<p>Shume normale, mazhoranca qe eshte pergjegjese per zgjedhjet duhet te kontrolloje edhe KQZ</p>
Add new comment