Momenti pressidencial në Itali: Një gazetare, Milena Gabanelli, refuzon kandidimin

Postuar në 17 Prill, 2013 11:46

Në Itali është momenti i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Giorgio Napolitano, ndonëse i kanë kërkuar të rrijë dhe një mandat tjetër, ka refuzuar. Dhe ky refuzim ka krijuar probleme, pasi partitë kryesore, PD, PDL dhe M5S, nuk po bien dakord mbi një emër të përbashkët. Partia e Grillos (M5S) ka bërë një votim të brendshëm online mbi emra të mundshëm presidencialë, dhe e para ka rezultuar një gazetare, më saktë reportere. Quhet Milena Gabanelli. Nuk dukej se partitë e tjera kishin kundërshtim, por është ajo vetë që e refuzon kandidimin presidencial. Pak më parë, të njëjtën gjë ka bërë dhe Dario Fo, fitues i çmimit Nobel, i propozuar po njësoj nga lëvizja e Grillos.

Gabanelli ka shkruar një letër publike, ku jep arsyet e refuzimit. Ja argumentimi që ajo bën me këtë rast: “Vlerësimi që më kanë bërë duke më votuar si kandidate presidenciale edhe më prek, edhe më sikletos…. S’isha ndodhur ndonjëherë në një situatë të tillë, ku të tërhiqesh mund të merret për tradhëti e ku të pranosh mund të merret për një gjest vanitoz…. Unë e dija qysh dje, kur doli emri im, se nuk kam kompetencën e duhur për ta bërë këtë punë, por nuk u përgjigja qysh dje, pasi mendova që kjo çështje, kështu si vajti, e meritonte një reflektim disa orësh…. Unë jam gazetare, dhe kjo është gjëja që di të bëj më mirë. Përpiqem t’i ndryshoj gjërat nëpërmjet kësaj që bëj.”

Dunque grazie! Shihni për ndonjë zgjidhje tjetër!

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.