Arkiv-Lajme
“Aleanca KuqeZi Çamëria”, edhe në ilegalitet, edhe pjesmarrëse në zgjedhjet lokale greke…
Aleanca KuqeZi bëri të ditur sot se ka themeluar në ilegalitet degën e saj në Greqi, të quajtur “Aleanca KuqeZi Çamëria”. Por edhe pse e themeluar në ilegalitet në Igumenicë, AK deklaron për degën e vet çame se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do zhvillohen në Greqi.
Moore: Argumenta të fortë ligjorë që e vënë në dyshim votimin rreth Muhos në Parlament
Duke komentuar mënyrën si votoi Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me lirimin e Ilirian Muhos nga KQZ-ja, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, gjatë një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Tiranë tha se “Në disa prej takimeve kemi diskutuar disa zhvillimet te fundit në parlament. Ndonëse dallojme disa shqetësime për balancën e formimit të KQZ, besojmë se ka argumenta të fortë ligjorë që e vënë në dyshim menyren si u votua [per lirimin e Muhos] në Parlament në 15 prill.
Gjuhë Topalli: Ndjesë pastë, Ilirian Muho paska të tretat sot
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate që në minutat e para. Kryeparlamentarja Topalli i dha fjalën deputetes socialiste, Arta Dade, për t’i hequr këtë mundësi vetëm disa sekonda pasi ajo kishte nisur të fliste. Në fjalën e saj, Dade e vuri theksin te zgjedhjet dhe dhunimi i KQZ-së, por Topalli i ndërpreu fjalën me argumentin se “je jashtë rendit të ditës”.
Topalli ka këputur më pas një nga të vetat: “Mesa shoh unë, ndjesë pastë, Ilirian Muho paska të tretat sot. Për të tretat shkohet në shtëpi, jo në Parlament”.
Minxhozi e Shkullaku janë me idenë se Berisha “ka ndihmuar” opozitën
“Na bashkoi Berisha” është titulli i shkrimit të Skënder Minxhozit, publikuar në Shqip (mund ta lexoni të plotë në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/18/na-bashkoi-berisha/).
Kriza e euros ringjall mëri të vjetra
Tre vjet kanë kaluar qëkurse athinas të zemëruar dolën për herë të parë në rrugë me postera ku kancelarja gjermane paraqitej me uniformë SS. Qysh atëherë krahasimet me nazismin nuk kanë të ndalur. Kursi i rreptë i kursimeve i Merkelit në krizën e euros, në sytë e shumë demonstruesve çimenton pushtetin e Gjermanisë në Evropë, dhe risjell në kujtesë pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
John Withers: Lobuesit janë, por ata nuk mund ta përmbysin vullnetin e popullit
Në vijimin e intervistës së John Withers-it, dhënë Gjergj Erebarës dhe publikuar në Shqipin e sotëm, ka një moment ku flitet për kompaninë lobuese Podesta. Dhe përgjigja e Withers-it është: “Lobuesit janë një realitet në SHBA. Ata kanë para, staf, energji, dhe akses tek një numër i madh politikëbërësish… ata kanë një zë në vendimmarrje…. Por ata nuk janë zëri i vetëm. Dhe ka limite në atë që mund të arrijnë. Ata nuk mund ta transformojnë një diktator të ardhshëm në një demokrat mendjendritur. Për më tepër, ata nuk mund të përmbysin vullnetin e popullit”.
Jonathan Moore bën ironi: Partitë më garantuan se ende nuk e dinë rezultatin e zgjedhjeve
Jonathan Moore përfundon vizitën e tij në Tiranë. Sapo ka takuar Berishën në kryeministri, dhe menjëherë më pas ka dhënë një konferencë për shtypin, me Arvizu-në në të djathtë. “Jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi me KQZ-nw dhe nga tensioni që gjendet në politikë”, tha ai në thelb, duke shtuar se “partitë më kanë garantuar se do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”. Dhe po aty shtoi me ironi: “më garantuan edhe se asnjëra prej tyre nuk e di rezultatin pa u bërë zgjedhjet” (sipas shqiptares.com online).
Jonathan Moore ende nuk ka folur, por Rama e Meta “e kanë patur gojën brisk” pas takimeve me të
Sipas Top-channel-it, vizita në Tiranë e ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Euroazinë, Jonathan Moore është e një natyre urgjente dhe ad hoc. Ai ka ardhur, kështu thuhet në një lajm të televizionit të njohur kombëtar, në përgjigje të situatës së krijuar pas zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.
EIU: Demokracia në Shqipëri në nivelin e Venezuelës së Çavezit
Revista britanike “The Economist”, ka publikuar indeksin e përvitshëm të demokracisë në botë, përpiluar prej njësisë së saj analitike ‘The Economist Intelligence Unit’. Sipas këtij indeksi, Shqipëria rezulton një regjim hybrid gjysmë-demokraci e gjysmë-diktaturë. Me fjalë të tjera, gjysmagjel…
Christopher Dell bën pakëz ironi me Kosovën në profilin e tij në favebook
Ambasadorët amerikanë që i kanë shërbyer vendit të tyre në Tiranë kanë mbetur prore dashamirës tanët; në mos ndjekës të vëmendshëm e seriozë të punëve në vendin e shqipeve. Ndoshta ky është dhe rasti i ish-ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, por ky i fundit, disa muaj pas largimit, nuk është menduar dy herë për të bërë një ironi gjysmë të pafajshme, gjysmë të pakujdeshme me Kosovën në profilin e tij në facebook, gjë që mund të jetë motiv keqkuptimi me kosovarët.