Jonathan Moore bën ironi: Partitë më garantuan se ende nuk e dinë rezultatin e zgjedhjeve

Jonathan Moore përfundon vizitën e tij në Tiranë. Sapo ka takuar Berishën në kryeministri, dhe menjëherë më pas ka dhënë një konferencë për shtypin, me Arvizu-në në të djathtë. “Jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi me KQZ-nw dhe nga tensioni që gjendet në politikë”, tha ai në thelb, duke shtuar se “partitë më kanë garantuar se do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”. Dhe po aty shtoi me ironi: “më garantuan edhe se asnjëra prej tyre nuk e di rezultatin pa u bërë zgjedhjet” (sipas shqiptares.com online).
Moore u shpreh se nuk ka ide lidhur me atë që do të bëjë opozita pas dorëheqjeve të anëtarëve të KQZ-së. “Unë nuk e pyeta Ramën se ç’do të bëjnë ata me vendet vakante”, tha ai. Në fund iu lut gazetarëve t’i interpretojnë drejt qëndnrimet diplomatike, ndonëse kanë aftësinë për të lexuar mes rreshtave”.
Re.Pu.
Comments
E keqja më e madhe është ky
<p> E keqja më e madhe është ky maloku se po i ipi gjaku në kokë e bëri kasapanë kurse ky i gjati është si puna e grurit në zjarë dhe falë zotit që është i tillë se po të ishin të dy njësojë mjerë ne me një dhe sja dalim dotë i magjinoni të jenë të dy</p>
Ku ishte ajo bllokada
<p>Ku ishte ajo bllokada diplomatike qe po i benin Saliut dhe qe keni 3 dite ju gazetaret qe e trumbetoni? Mesa shikoj edhe Moore jua ka bere si verejtje kete, qe mos i mvishni diplomateve ato qe keni ne koke apo ne zemer o mjerane gazetare.</p>
Kete thenien e Arvizut "nuk
Kete thenien e Arvizut "nuk besoj se ka njeri ne kete vend qe mund te doje te perplaset me ShBA" per ke ta kete pasur valle? Me Edi Ramen doemos. Por nje gje prape s'kuptohet: Ça ka dashur te thote ai me kete? Mos ka dashur ta trembe? Sa te pakuptueshem behen keta diplomatet nganjehere!
Shqiptaret jane shume naive
<p>Shqiptaret jane shume naive se kujtojne se rrokadad e pushteteve jane si rrokadad shahistike pra qe ndodhin me nje levizje te kycit te dores. Jo more te nderuar Moor-i normal qe flet me nje gjuhe diplomatike (ne sens ambigue) sepse ai i ruhet te dyja paleve si atyre qe jane ne pushtet e qe mund te vazhdojne te jene edhe per 4 vite ashtu edhe atyre qe pritet te vijne nese jane te zote per te arritur nje gje te tille. Diplomacise amerikane i intereson stabiliteti ne rajon dhe zgjedhjet e kontestuara jane faktor rreziku per prishjen e ketij stabiliteti prandaj gjuha qe perdor Moor perkedhel te dy palet dhe nuk fshikullon njeren pale sa mund te enderronin militantet e krahut te paafte per te fituar. Ne fund te fundit nuk i intereson se sa vite rri Saliu apo qe te vije patjeter Rama por dikush qe te pakten ne thelb te paraqese nje demokraci formalisht funksionale dhe Saliu deri me sot ka arritur qe ta beje nje gje te tille kurse Rama ka bere vetem levizje te gabuara apo te keqllogaritura ne keto 8 vite e per me teper, personalisht, mendoj se dhe kjo e fundit do ti rezultoje e gabuar. Nqs dikush arrin te manipuloje e ben brenda nje marzhi prej 2-3 dhe jo per nje diference te dallueshme mbi 10% qe ne fjalorin e Rames duket edhe me e thelle pra nese Rama beson tek ato qe ciceron duhet te hidhet nga shkembi pa frike e jo te dridhet si dordolec i lagur per 1 anetar KQZ-je qe nuk ndryshon dot nje vullnet thuajse plebishitar(gjithmone sipas cicerimave). Saliu kembengul tek elektorati i tij i mullareve dhe i rrugeve rurale dhe mire e ka me te tijen ndersa Rama edhe thesin me kashte,fenda e genjeshtra qe arriti te mbushe ne 4 vite e cau brenda 1 dite dhe nje zot e di se sa besnik do ti jete elektorati qe e mbeshteti. Salut a tous!</p>
Add new comment