Jonathan Moore ende nuk ka folur, por Rama e Meta “e kanë patur gojën brisk” pas takimeve me të

Postuar në 17 Prill, 2013 17:39

Sipas Top-channel-it, vizita në Tiranë e ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Euroazinë, Jonathan Moore është e një natyre urgjente dhe ad hoc. Ai ka ardhur, kështu thuhet në një lajm të televizionit të njohur kombëtar, në përgjigje të situatës së krijuar pas zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.

Moore ka takuar Ramën, Metën dhe Bumçin, ndërsa nesër pritet të takojë Berishën. Ai vetë nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat e Tiranës, ndërsa interlokutorët e tij të opozitës, Rama e Meta, kanë folur menjëherë pas takimeve me të, dhe “e kanë pasur gjuhën më të zgjidhur se zakonisht”. Përveç kësaj, kjo vizitë përkon dhe me dy dorëheqje nga KQZ-ja të dy anëtarëve të propozuar nga PS-ja e të miratuar me votim transversal. Teksa fliste me gazetarët, i pyetur nga këta të fundit mbi KQZ-në e dorëheqjet e ndodhura, Rama është përgjigjur pa i lënë shumë shtigje negociatash maxhorancës: “Këtu nuk flasim për zëvendësime personash, por për rikthim në ligjshmëri të KQZ-së".

Me sa duket, situata është dramatizuar më shumë se sa pritej pas vendimit të Berishës për t’i shkuar deri në fund aventurës së zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>quhet lajm ky? apo analize? ndonje koment per ate tenderin e ri qe po vjedh pollo nuk ju bie ndermend?</p>

Submitted by Antoni (not verified) on

<p>Ore si shume po vononi te publikoni deklaraten e Moore-it? Apo nuk doli ashu si priteshe :)</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.